Pas një rrugetimi 15 javor jemi sot në finalen e “Mam, po ti!?”5 finalistët që garojnë për vendin e parë janë: Jasmina, Michela, Martin, Klaudja dhe Sareta.Konkurrentët do të garojnë në 3 raunde. 1 prej këngëve të përzgjedhura do të jetë e re, ndërsa 2 këngët e tjera konkurretët i kanë kënduar edhe në fazat e mëparshme. Sot prezantohet për herë të parë juria e Kënga Magjike 2022, e cila do të shpallë edhe fituesin apo fituesen e kësaj gare. Dhe anëtarët e jurisë janë: Mira Kazhani, Jonida Maliqi, Pirro Cako, Ema Andrea dhe Kozeta Kurti.

Jemi me “Kujdes shëndetin” dhe sot do të flasim kryesisht për trajtimin e sëmundjeve te veshit dhe të hundës si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit. Nga Turqia, nga Liv Hospital, ka ardhur profesori dhe doktori i njohur otorinolaringolog Tolgahan Çatli, i shoqëruar nga zonja Alketa Brahushaj, përfaqësuesja e këtij rrjeti spitalor për Shqipërinë.

Në vitin 2016, Gëzimi i ka dhënë motrës së tij Merzako 6 milionë lekë të vjetra. Në atë periudhë ajo sapo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte probleme financiare. Me kalimin e viteve ajo filloi t’a mohojë borxhin që i kishte dhënë vëllai duke pretenduar se i ka marrë vetëm gjysmat e shumës së pretenduar. Gëzimi është i vendosur që të mos largohet nga studio pa arritur një marrëveshje me shkrim me motrën, ku së paku ajo t’i njohë borxhin e plotë prej 6 milionë lekësh të vjetra. A do arrihet të firmoset ky dokument në këtë seancë ndërmjetësimi?