Quizme5yje ka udhëtuar drejt veriut të Shqipërisë në “Velipoja Grand Europa Resort”.

Tea konkurrentja e quiz-it do të ketë fatin të shijojë gatimet e tre chef-ave të resortit, 2 chef-a turq dhe një chef italian. Materialet e përzgjedhura për këtë quiz fillojnë me Shkodrën në Raundin I dhe më pas, pyetje që përfshijnë fakte dhe kuriozitete nga e gjithë bota.

1325 euro për Tean në Quizme5yje sot. Ambientet fantastike të “Velipoja Grand Europa Resort”, shija e pakrahasueshme e pjatave të përgtitura nga chef-at ndërkombëtarë, e bëjnë padyshim këtë ndalesë të quizit, një eksperiencë me 5 yje!

Alida ka kaluar shumë sfida si emigrante në Angli por ajo më e madhja ishte përballja me sëmundjen. Mijëra kilometra larg familjes e të afërmve ajo gjeti një mike si Entelën, të cilën e ka ftuar sot në program. Përse? Alida është me fat që ka gjetur një shoqe, një motër si Entela me të cilën ka ndarë momentet e bukura por edhe ato më të vështira. Ky është vërtetë një bekim!

Esperanca ka një emër domethënës, që i shkon për shtat arsyes për të cilën ka ardhur sot në program. Pas 32 vitesh shpreson të gjejë vajzën e saj Marsida të cilën u detyrua t’a braktisë në maternitet…Esperanca gjen vajzën e saj Marsida pas 32 vitesh. E kishte ëndërruar gjithë jetën këtë moment aq sa nuk mundi t’a përballojë emocionalisht dhe për pak sekonda i ra të fikët. Por tashmë është mirë dhe më e sigurt se kurrë në krahët e të bijës që e priti me shumë dashuri këtë takim.

Kush ka spiunuar mbi ty apo familjen tende? Cfare ka te shkruar ne dosjet e Sigurimit te Shtetit? Që nesër, sherbim me i plote dhe i shpejte nga Autoriteti mbi informimin e dosjeve te ish-sigurimit te shtetit. Cdokush mund te aplikoje dhe te hedhe drite mbi te shkuaren e tij ose familjes te tij. Intervista me drejtuesen e ketij institucioni, Gentiana Sula…

Lumturia ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi vëllain e saj Nazmiun sepse kërkon pjesën e saj të shtëpisë së prindërve. Ky i fundit ra në burg dhe gjykata i kishte kërkuar 10 milionë lekë të vjetra garanci që të lirohej. Për këtë ai i bëri një prokurë vëllait të tij Kujtimit që të shkonte të merrte një kredi në bankë. Dokumentet u firmosën në burg dhe Nazmiu pretendon se nuk i’a kanë lenë që t’i lexojë mirë pasi me atë firmë, Kujtimi i mori banesën. Nazmiu bëri edhe burgun, mbeti dhe pa shtëpi. Si do zgjidhet kjo mosmarrëveshje mes vëllait e motrës?