Klodiana ka ardhur me një shqetësim të madh në studio. Xhuliana, nusja e djalit të saj Angelino ka disa ditë që është larguar nga shtëpia dhe ajo ende nuk po kupton se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Çfarë ka për t’u thënë atyre? Xhuliana nuk ka pranuar që të vijë në program me pretendimin se po përgatitet për procedurat e divorcit. Klodiana ende shpreson se Xhuliana do reflektojë që të mos ndahet pasi me Angelinon kanë dhe një fëmijë. Kur ka keqkuptime apo edhe konflikte, gjithmonë është një palë e cila duhet t’a hedhë hapin e parë drejt mirëkuptimit dhe bashkimit.

Në një marrdhënie duhen peshuar gjërat që të bashkojnë, jo ato që të ndajnë, ndaj dhe radhën për të bërë lëvizjen e duhur tashmë e ka Xhuliana.

“Mund të mësosh shumë gjëra nga fëmijët” dhe gjatë këtyre javëve fëmijët kanë mësuar dhe na kanë mësuar plot gjëra. Jemi në javën e dytë të fazës çerekfinale të Power Kidz 7 Stivi, Dioralda, Xhesika dhe Xhoen janë 4 fëmjë që garojnë sot. Çfarë do të mësojmë nga ata sot?

Dioralda dhe Xhesika janë 2 gjysmëfinalistet e Power Kidz 7. Shkathtësi dhe humor treguan fëmijët sot, por sipas formulës së fomatit, 2 nga fëmijët skualifikohen në fazën çerekfinale. Stivi dhe Xhoen e ndërpresin në këtë fazë rrugëtimin.

Si kurohet kanceri i mitres, i qafes se mitres dhe i vezoreve me teknologjine me te fundit mjekesore? Nga rrjeti spitalor Liv ne Turqi vjen kesaj radhe prof. dr. Hamdullah Sozen, kirurg i specializuar ne gjinekologjine onkologjike.

Ka disa muaj që Dritani është në një konflikt me kunatin e tij Faredinin. Ky i fundit ka një kompani transporti rrethqytetas nga Qukësi në Përrenjas. Ai e ka nxitur Dritanin që të blinte një furgon për transport pasagjerësh duke i premtuar se do e fuste tek firma e tij. Por problemet kanë dalë më vonë sepse Bashkia e Përrenjasit nuk i’a ka dhënë licensën Faredinit por një subjekti tjetër privat. I gjendur në rrethana të tilla, Dritani i thotë kunatit të tij se do detyrohet që t’i çojë tek shtëpia e tij gruan dhe fëmijët që t’ia mbajë me bukë sepse është zhytur në borxhe. Në të kundërt, i kërkon që t’i japë si dëmshpërblim paratë që i takojnë për gjithë periudhën që nuk ka punuar me furgon. Në mbështetje të Faredinin ka ardhur dhe vëllai i tij Astriti nga Greqia i cili po ashtu i qëndron idesë se për këtë ngatërresë duhet gjetur fajtori tek Bashkia, jo tek ata si familje. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje mes palëve?

Sot nuk do të kemi një konkurrent në formatin “Të Panjohurit”, por dy. Dena Mullaj, e diplomuar për Financë, ka ardhur bashkë me vajzën e saj Fladia, e cila e ndjek gjithmonë këtë format dhe e ka shtyrë edhe mamanë që të luajë. Cila do të arrijë të zbulojë më shumë identitete dhe sa do të mund të fitojnë sot Dena dhe Fladia?

800 euro per Denen & FladianMe këmbënguljen e Fladias, mami Dena konfirmoi në fundin e lojës “Të Panjohurit” që Ambra është vajza e të panjohurës numër 8. Fladia e përmbushi synimin për të cilin kishte ardhur, blerjen e një lap-top-i. I panjohuri i njohur Kastro Zizo dha emocion permes muzikes…