E Diela Shqiptare (27 Qershor 2021)


E Diela Shqiptare (27 Qershor 2021)

13:22 27/06/2021

Do t`ju sjellim pak aromë deti, relax pushimesh dhe të qeshura pa fund. “Gjysma Ime” ka udhëtuar drejt Turqisë në Xanadu Resort High Class, bashkë me çiftin protagonist të rubrikës, Marcela Lati & Armand Peza. Një rrëfim mbi pushimet, marrëdhënien mes tyre; kohën që ndajnë mes punës dhe familjes. Sfida mes çiftit dhe pyetje pikante për ta.

Farro është një varietet gruri i lashtë që mund të ndikojë shumë në uljen e kolesterolit, parandalimin e diabetit tip 2, luftimin e kancerit të zorrës së trahë dhe parandalimin e sëmundjeve inflamatore të zorrës.
Blerin Bombaj në rubrikën “Ne jemi çfarë hamë” tregon se si mund të përgatisni një sallatë të thjeshtë me grurin farro…

Elsa është rritur pa babain e saj dhe që e vogël është detyruar të kryejë punë të rënda fizike për të ndihmuar të ëmën e mbetur e ve. Sot ka ardhur për t’i bërë një kërkesë mami Faries por a do e pranojë ajo?

Pak e vështirë që Faria të mbajë premtimin ndaj të bijës Elsa që të mos punojë më. Është në natyrën e çdo prindi që të sakrifikojë gjithmonë për të ardhmen dhe mirëqenien e fëmijëve. Për fëmijët është detyrë që t’ua lehtësojnë jetën prindërve në shenjë mirënjohje për gjithë mundin e derdhur ndër vite.

Besjana është bërë nënë në një moshë të re por nuk arriti të krijonte kurrë familjen që ëndërronte. Pas 20 vitesh sfida ajo i’a ka dalë të shohë përpara por ka ende një shqetësim në zemrën e saj. Për çfarë bëhet fjalë?

Marko priste që të ishte babai i tij në studio e të përballej me të për herë të parë pas 20 vitesh. Pikërisht nga kjo ndjesi, Besjana i dha mesazhin që gjithmonë do jetë krah tij, jo thjesht si nënë por edhe si shoqja më e ngushtë.

Krenari ka thirrur sot në një seancë ndërmjetësimi fqinjin e tij Fatbardhin me pretendimin se ky i fundit i ka zenë rrugën e kalimit për në shtëpi prej 9 vitesh. Tonet e debatit janë rritur që në fillim të programit. Ata kanë provuar të shkojnë dhe në gjyq por konflikti vazhdon ende. A do arrijnë sot një marrëveshje në emër të fqinjësisë së mirë? 

Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, do jenë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro.
Konkurrentja jonë sot është Xhuljana Caka, infermiere. Sa identitete do të arrijë të zbulojë Xhuljana sot?







Të ngjashme