Shegushja për pak ditë mbush 54 vjeçe dhe thuajse gjithë jeta e saj i ka shkuar me një pikëpyetje të madhe rreth origjinës së saj. Të gjithë i thonë dhe ajo është e bindur se është ndërruar në maternitet me një vajzë tjetër e lindur në të njëjtën ditë në Peqin. Nuk ngjan me nënën që e rriti por me një zonjë tjetër… Sot ka ardhur me mision për të bërë analizën e ADN-së. Po me kë? Ekspertët e çertefikuar kanë zbarkuar në studio! Shegushja dhe Hermondi të cilët janë rritur nga e njëjta zonjë, e ndjera nënë Xhemilja, bënë sot analizat e ADN-së për të vërtetuar përfundimisht nëse janë vëlla e motër. Ne tentuam të ftojmë dhe zonjën Naile për të cilën Shegushja dyshon se është nëna e saj biologjike por ajo nuk pranoi të vijë në studio. Pas një jave priten rezultatet e analizës. Cila është e vërteta?

Edhe pse kanë kaluar 9 vite nga dasma e saj, Vasilika nuk ka marrë pjesë në atë ceremoni. U zhvillua një dasëm pa nuse sepse po atë ditë ajo u sëmur rëndë dhe humbi fëmijën e saj të parë. Sot ka tre fëmijë e një jetë të lumtur por dëshiron të përjetojë emocionet e një nuseje që nuk arriti të bëhej. Si do reagojë bashkëshorti i saj Drinaldi? Vasilika dhe Drinaldi kanë nga sot një datë përvjetori të vërtetë ku të dy janë pjesë e një gëzimi të përbashkët. Çdokush do i ëndërronte “krushqit” që ata kishin sot prezent në ceremoni, tre fëmijët e mrekullueshëm. Nuk thonë kot “sikur të nusëroja dhe njëherë” sepse Vasilika e bëri ëndrrën realitet.

Suhejl, Abi, Luisa dhe Ferbian janë 4 çerekfinalistët e sotëm të #Powerkidz7, por vetëm dy prej tyre do të mund të kalojnë në gjysmëfinale. Gjithçka fillon me kamerat e fshehta, ku fëmijët japin vlerësimet e tyre për njëri-tjetrin. Ndërkohë lojrat dhe sfidat e përgatitura për #Powerkidz7 mund të provohen në kushte shtëpie…. Luisa dhe Ferbian janë 2 gjysmëfinalistët e #Powerkidz7, ndërsa dy super #Powerkidzat Abi dhe Suhejl e përfunduan garën në këtë fazë.

Vullneti jeton në Greqi prej 27 vitesh. Si shumë të tjerë edhe ai ka përfituar nga ndarja e tokës me ligjin 7501 dhe duke jetuar jashtë vendit i ka lënë vëllait të tij Gëzimit një prokurë që të merrej me procedurat e marrjes së pronave. Kanë kaluar shtatë vite dhe Gëzimi si vëlla i madh nuk ka bërë asgjë për pjesën që i takon Vullnetit, ndërkohë që pjesën e tij e ka rregulluar me kohë. Si të mos mjaftonte kjo, Gëzimi ka futur veten, gruan dhe fëmijët e tij në pjesën e tokës së Vullnetit, megjithse ky i fundit e ka paguar disa herë që të ndiqte këto procedura. Vullneti kërkon urgjentisht që vëllai i tij të heqë emrin e vet dhe të familjes nga pjesa e tokës ku e ka futur veten padrejtësisht. Ai mbrohet me faktin se nuk e di sesi ka ndodhur kjo gjë. Por a po thotë ai të vërtetën dhe a do bien në marrëveshje dy vëllezërit nga Berati?

Ervin Hyka ka ardhur posaçërisht nga Gjermania për të qenë konkurrent në formatin “Të Panjohurit”. Udhëtimin e planifikoi, po lojën…Çfarë strategjie do të përdorë ai?

500 euro fitoi Ervin Hyka në formatin “Të Panjohurit”. Ai mban rekordin si lojtari më i shpejtë në konfirmimin për gjetjen e identiteteve. Për disa momente vendin e të panjohurve e mori trupa e baletit, me nje numer special përgatitur nga koregrafi Gerd Vaso. E panjohura e njohur Arjola Shehu, erdhi nën identitetin “Tifoze e Tironës”.