U shpall fitues i “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj: Jam akoma në ëndërr, doja të kënaqesha

Pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike 2021”, gjithçka që nuk është thënë dhe shumë prapaskena janë diskutuar sot në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare ku të ftuar janë të gjithë finalistët.

Fituesi i festivalit Alban Ramosaj është shprehur se është akoma në ëndërr dhe është një nga ëndrrat më të bukura që ka përjetuar deri më sot.

Ardit Gjebrea: Albani mbaroi festivali dhe në fund po rrinte dhe po më shikonte mua e më thotë, është një ëndërr, do zgjohem nesër në mëngjes nga një ëndërr? Tani që je zgjuar Alban si të duket?

Alban Ramosaj: Ju betohem unë jam akoma në ëndërr dhe besoj pas një jave, dy javësh do zgjohem dhe atëhere do më “click” që po tani e ke arritur. Është ëndrra më e bukur që kam përjetuar deri më sot dhe faleminderit të gjithëve për këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Pse çfarë pritshmërish kishe ti, kënga u bë virale, në Tik Tok e gjithandej  këndohej kënga jote, kështu që nuk e prisje gjithë këtë sukses?

Alban Ramosaj: Nga lloji i artistit që jam, muzikën dhe zhanrin që unë bëj, jam shumë koshient që unë bëj, nuk është në ujërat kryesore të dëgjuesve dhe e gjithë pritshmëria ime ishte të krijonim diçka që të më rilidhte në një sens pak më lart sesa jam dhe kryesorja ishte që vetëm të kënaqesha dhe të kënaqeshin të gjithë me mua.

Ardit Gjebrea: Më dhemb muzika! Jam i dëshpëruar sepse prisja diçka tjetër në këtë festival

Në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, moderatori Ardit Gjebrea shprehet i zhgënjyer për këngët e këtij festivali sepse shumica prej tyre ishin vetëm balada. Sipas tij festivali duhet të ketë më shumë diversitet dhe këngë që mund të ktheheshin në hite me ritmin e tyre këtë verë.

“Në mbi 172 këngë nga kategoria Neë Artist, 82% e tyre ishin balada. Një nga motivet pse e spostuam festivalin është se duke qenë në Dhjetor pjesa më e madhe ishin balada, për të nxitur hitet e verës, thamë të sillnim pak më shumë ritëm dhe kur erdhën këngën dhe u mblodhën për t’u dëgjuar së bashku me kominisionin seleksionues  dhe kur pamë se 82% e tyre ishin balada, nuk mund ta fsheh dëshpërimin tim si producent sepse prisja diçka tjetër që nuk më erdhi.

Unë vetë jam kantautor i baladave kështu që po flas për një dashuri timen, por në një festival duhet të ketë më shumë diversitet dhe po të shohësh në festivale të ndryshme botërore Eurosongu, Melodi Festival ne Suedi, Sanremo gjithashtu nuk ndodh që të ketë 82% balada. Pyetja ime është mos vallë me baladë mund të fitosh festival? Apo ne ende vuajmë shpirtërisht?

Unë e kam bërë jetën time, e kam brë muzikën time, tani bëj Të Dielën Shqiptare, kam familjen time, i kam të gjitha e nuk më mungon asnjë gjë. Ajo që më mungon është ju, për ta çuar përpara, për të thënë  një kontribut.  Mua më dhemb muzika dhe dua të lumin të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival”, është shprehur Ardit Gjebrea.

Fifi: Më ka dal nami që po vdes të fitoj festivalin; Ardit Gjebrea tregon për kë ka votuar

Gjatë “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka tregur troç për cilin këngëtar ka votuar këtë festival. Ai është shprehur se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.

Ndërsa Fifi shprehet se këtë vit ka marrë pjesë tek “Kënga Magjike” vetëm për kënaqësi dhe jo sepse po vdes për të fituar çmimin e parë siç i ka dalë zëri kudo.

Ardit Gjebrea: Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festival pavarësisht se si erdhi. Thashë ore edhe unë dua të fitoj dhe votova për ju të dy. Më fal Alban por thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhe ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty.

Fifi: Ideja është që këtë vit, në këtë edicion festival kam marrë pjesë veç për kënaqësinë shpirtërore sepse më ka dalë nami që po vdes të fitoj festivalin. Nuk vdes për të fituar festivalin, unë atë që desha prej festivalit, e mora bashkë me djemtë dhe ne këtë e bëjmë më shumë për publikun në fund të ditës për të marrë kënaqësinë e tyre dhe energjinë prej tyre. Unë jam shumë e lumtur që erdha bashkë me Brunon dhe më çunat dhe sollëm një energji tjetër, një frymë tjetër dhe një fiksim tjetër. Me vite të tëra njerëzit kanë qarë me mua dhe këtë vit thashë hallakatuni. 

A ia vlente? Flori Mumajesi: Kam qenë i tërhequr, kisha kohë pa u marrë me muzikë

Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni kanë fituar çmimin e dytë në “Këngën Magjike 2021” me këngën  “E para”. Në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, ai ka treguar se ka qenë më i tërhequr për faktin që ka edhe më shumë kohë pa u marrë me muzikë, ndërsa Klajdi është shprehur se ka qenë një nga përjetimet e tij më të bukura.

Flori Mumajesi: Unë personalisht vetë si Flor jam munduar të jem sa më i tërhequr edhe pse emocionalisht jam përfshirë, jo për këngën më shumë sesa për Klajdin, por edhe për faktorin që unë kisha një kohë të madhe pa u marrë me muzikë, kohë të vështira kështu që e kemi përjetuar, e kemi shijuar.

Ardit Gjebrea: A ia vlente?

Flori Mumajesi: Po ia vlente dhe shpresoj që Klajdi të thotë dy fjalë më shumë se sa unë.

Klajdi Haruni: Ka qenë një nga përjetimet e mia më të bukura, më ka rrahur zemra aq fort dhe gjatë procesit dhe kur e kam kënduar këngën, si këtë radhë asnjëherë tjetër. Jam shumë i lumtur që e kemi përjetuar siç e tha dhe djali në këtë kohë shumë të vështirë, emocione shumë të forta.

Habit Flori Mumajesi: Fifit i dhashë 0 pikë, jam zënë me Brunon e nuk më flet

Në “Post Kënga Magjike” tek e Diela Shqiptare, këngëtarët finalistë kanë pasur mundësinë të shprehen dhe të tregojnë pakënaqësitë apo prapaskenat e festivalit. Kur ra fjala për mënyrën e votimit, Flori Mumajesi ka treguar se Fifi me Brunon i ka dhënë 0 pikë dhe ai i ka dhënë atyre 0 pikë. Duke folur me ironi ai tregon se Bruno është mërzitur me të dhe nuk flasin.

Ardit Gjebrea: Dikush më kishte shkruar në Instagram ku thoshte normal që do fitonte Albani sepse ishin “Three Dots”. Do doja t’i thoja atij personit që mëso matematikën i dashur sepse Albani ishte mbi 400 pikë larg nga vendi i dytë dhe do doja që të shtatë këngëtarët e tjerë të “Three Dots”, t’i kishin dhënë 0 pikë Albanit. Që do të thotë 7×3 bëjnë 21, 210 pikë, pra edhe me 210 pikë më pak, sikur 0 t’i kishin dhënë të gjithë, Albani prapë do ishte i pari. Pra nuk ndikojnë grupet tek “Kënga Magjike”.

Flori Mumajesi: Çfarë të keqe ka edhe nëse ndikon “Three Dots”? Nuk ka asnjë gjë të keqe. Për shembull Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e parë.

Fifi: E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët.

Ardit Gjebrea: Unë e kuptova veprimin tuaj dhe bëtë shumë mirë që i dhatë 0 pikë njëri-tjetrit sepse dhatë një mesazh dhe ky ishte mesazhi që ju dhatë. Në këtë festival ndodh gjithçka, por edhe sikur t’i jepte 30 dhe sikur edhe sikur të jepte 0 prapë nuk do ndryshonte asnjë gjë. Bëjini llogaritë, kush di të bëjë matematikë, e bën matematikën. 

Gruas s’i intereson burri: Unë marr çantën në krah, më çojnë në Golem, Gjirokastër, jam e shkathët

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një çift bashkëshortësh, të cilët kanë probleme prej 5 vitesh me njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë më bashkë.

Konfliktet kanë filluar kur Zenuni i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

Tani Zenunit nuk i flet as gruaja e tij Vjollca dhe as dy djemtë. Vjollca jeton tani tek shtëpitë e reja që kanë bërë djemtë, ndërsa Zenuni jeton në shtëpitë e vjetra të cilat nuk kanë kushte dhe në mjerim.

Zenuni: Në shtëpitë e vjetra as qeni nuk rron.

Vjollca: Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje.

Ardit Gjebrea: Po pse e more?

Vjollca:  Ashtu ishte koha, ma dhanë me zor. Nuk më nxori as në dasmë të kërceja e të këndoja, as për të dalë në fotografi. Unë vdes për të dalë në fotografi dhe ky nuk më nxori sikur isha e shëmtuar unë, por nuk isha e shëmtuar.

Zenuni:  Në këtë ditë, sot 65 vjeç nuk jetohet vetëm. Duhet e lara e shpëlara, duhet të ha të pi, kjo është e ndara. Unë kam ardhur t’i jap dorën kësaj.

Vjollca: Je në mendje ti apo s’je. O të laftë mortja, të laftë.

Ardit Gjebrea: Jo kështu.

Vjollca: Jo kështu ë? Ç’e dua unë atë, s’kam mbetur për burrë.

Eni Çobani: Ti ke vendosur të bësh jetën tënde, po çfarë jete po bën ti?

Vjollca: Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin.

Eni Çobani: Partia.

Vjollca: Partia, jam e shkathët. (Bëhet fjalë për Partinë Socialiste ku Vjollca është e angazhuar).

Ardit Gjebrea: Urime për fitoren meqë ra llafi.

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një çift bashkëshortësh, të cilët kanë probleme prej 5 vitesh me njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë më bashkë.

Konfliktet kanë filluar kur Zenuni i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

Tani Zenunit nuk i flet as gruaja e tij Vjollca dhe as dy djemtë. Vjollca jeton tani tek shtëpitë e reja që kanë bërë djemtë, ndërsa Zenuni jeton në shtëpitë e vjetra të cilat nuk kanë kushte dhe në mjerim.

Zenuni: Në shtëpitë e vjetra as qeni nuk rron.

Vjollca: Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje.

Ardit Gjebrea: Po pse e more?

Vjollca:  Ashtu ishte koha, ma dhanë me zor. Nuk më nxori as në dasmë të kërceja e të këndoja, as për të dalë në fotografi. Unë vdes për të dalë në fotografi dhe ky nuk më nxori sikur isha e shëmtuar unë, por nuk isha e shëmtuar.

Zenuni:  Në këtë ditë, sot 65 vjeç nuk jetohet vetëm. Duhet e lara e shpëlara, duhet të ha të pi, kjo është e ndara. Unë kam ardhur t’i jap dorën kësaj.

Vjollca: Je në mendje ti apo s’je. O të laftë mortja, të laftë.

Ardit Gjebrea: Jo kështu.

Vjollca: Jo kështu ë? Ç’e dua unë atë, s’kam mbetur për burrë.

Eni Çobani: Ti ke vendosur të bësh jetën tënde, po çfarë jete po bën ti?

Vjollca: Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin.

Eni Çobani: Partia.

Vjollca: Partia, jam e shkathët. (Bëhet fjalë për Partinë Socialiste ku Vjollca është e angazhuar).

Ardit Gjebrea: Urime për fitoren meqë ra llafi.

Burri qan se e ka lënë vetëm, Vjollca: Le të qajë e të plasë, unë jam si gocë e re e pi kafe…

Zenuni dhe Vjollca kanë qenë të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku treguan se prej 5 vitesh ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë një borxh goxha i madh që Zenuni i ka dhënë kushëririt të parë.

Bëhet fjalë për 36 mijë Euro, që ai ia ka dhënë me mirëbesim për shkak të marrëdhënies së ngushtë që kanë pasur me njëri-tjetrin. Kushëriri nuk ia ka larë borxhin akoma dhe sot dhe për këtë arsye, Vjollca dhe dy djemtë e braktisën atë.

Djemtë jetojnë në Itali, ndërsa Vjollca jeton në shtëpinë e re që vëllezërit kanë ndërtuar, kurse Zenuni jeton në shtëpinë e vjetër e cila ka kushte shumë të vështira dhe nuk është aspak e banueshme.

Vjollca është e prerë në vendimin e saj dhe nuk dëshiron të kthehet me Zenunin sepse ajo po e shijon jetën e vetme, ku nuk mungojnë as qejfet, as të dalat në kafe me shoqet, gjë që Zenuni më parë nuk ia mundësonte dot.

Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.

Eni Çobani:  Po edhe ai po qan.

Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.

Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort.

Eni Çobani: Vjollca ke burrin e  45 viteve përballë, nuk mundet që t’i të mohosh çdo gjë. Ti ke kaluar probleme si çdo familje, me burrin, me fëmijët.

Vjollca: Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë?

Eni Çobani: Po detyrat e gruas po bën ti.

Vjollca: Jo unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit.

Ardit Gjebrea: Kokrra e qejfit për të pirë vetëm një kafe?

Vjollca: Të pi kafe, të dal shëtitje, të dal në Tiranë.

Zenuni: Unë e bëra gabimin s’ka faj ajo.

Ardit Gjebrea: Është kohë korone, nuk është edhe aq kollaj për të dalë, kështu që më mirë me burrin.

Vjollca: Nuk më ka kapur korona, gjilpërën e bëra.

Zenuni: Unë kam ardhur për t’i dhënë dorën ose kjo për të më dhënë dorën që të pajtohemi, të bëjmë paqe.

Vjollca: Të ta jap unë ty këtë dorë që shiko se si është?  Është gjynah që dora ime të takojë dorën tënde.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit, Vjollca u detyrua që t’i japë dorën Zenunit por u shpreh se zemra nuk ia ndjeu aspak, duke na lënë të nënkuptojmë se ajo nuk dëshiron që të jetojë më me Zenunin.

Pensionistja: Dua dëfrim, burri veç punon. Ka ardhur koha të dal me shoqërinë e të bëj jetë…

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Zenuni dhe Vjollca, një çift bashkëshortësh të cilët nuk jetojnë më bashkë dhe nuk i kanë marrëdhëniet mirë.

Zenuni tregon se prej 5 vitesh gruaja e tij është ndarë nga ai dhe dy fëmijët nuk i flasin më.

Ai jeton vetëm, në një shtëpi të shkatërruar dhe të djegur dhe tregon që është në hall të madh. Ai kërkon që Vjollca të bashkohet me të.

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca:  Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca:  Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca:  Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca:  Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Vjollca thotë se Zenuni dilte me një shok, pinte kafe dhe harxhonte para ndërkohë që kafe kishte në shtëpi dhe mund ta pinte në shtëpi. Moderatori Ardit Gjebrea i thotë që dhe ajo ka kafe në shtëpi dhe del jashtë e pi me shoqet.

Vjollca: E pi me shoqet se ashtu më pëlqen.

Ardit Gjebrea: Edhe bashkëshortit i pëlqen ta pijë me shokët.

Vjollca: Ka ardhur koha të dal me shoqet, nuk ka ardhur koha të rri brenda mbyllur me burrin. /tvklan.al