Makinat elektrike dhe rëndësia e tyre për Tiranën, flet kryebashkiaku Erion Veliaj

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në botë kanë treguar se ne duhet të përshtatemi dhe të përballemi edhe me të papritura. Ajo për të cilën flitet pafund është energjia diellore, energjia e riciklueshme dhe po promovohen në të gjithë botën edhe makinat elektrike.

Në një intervistë për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ndal tek makinat elektrike, mënyrën e tyre të funksionimit dhe rëndësinë e tyre.

Erion Veliaj: Janë 56 makina të Policisë Bashkiake, që është e gjithë flota jona e makinave elektrike. Unë besoj që njerëzit duhet të jetojnë stilin e jetës që predikojnë, pra nëse ne predikojmë një qytet të pastër duhet ose me biçikletë, ose me makinë elektrike ne të parët, që pastaj të tjerët të thonë: Ej kur e bën ky i pari i vendit, ta bëjmë edhe ne të tjerët.

Ardit Gjebrea:  Nëse do ndjekim dikë, sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: Ke parë shumë filma në karantina, po tipikisht Policia
Bashkiake nuk bën ndjekje sepse është vetëm e territorit të Tiranës, është Policia e Shtetit që në fakt gjithashtu ka një flotë, por kryesisht për policinë rrugore.

Ardit Gjebrea: Sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: 250 km. Pra një karikim i plotë është 250 km, nëse do ecësh me një shpejtësi të madhe, nëse do ecësh të themi brenda normave të qytetit, ku shpejtësia në qytet është 30 km, duhet të ecim në mënyrë të kujdesshme, zgjat, pra mund të bëjë dhe 300 km. Kështu që intensiteti i përdorimit ka dhe kohën, po unë them autonomia 250-300 km për këtë Tiranën tonë del edhe tepron.

Erion Veliaj: Jemi sot në një situatë ku praktikisht të gjitha shërbimet e patrullimit i kemi transferuar në makina elektrike, shërbimet tek parku i liqenit janë gjithashtu elektrike, ka qenë një donacion nga Coca-Cola. Më vjen mirë që Policia Bashkiake, Policia e Shtetit janë avangard, por shoh edhe shumë kompani që kanë hyrë në këtë treg, kompani private, një bankë, banka Credins, taksitë. Ne kemi ndryshuar edhe një element, pra nëse dikush do të marrë një medalion taksie, për shembull edhe në New York, në Londër, edhe në Paris ato janë të kufizuara, pra t’i duhet të presësh që të dalë në pension një taksixhi, që ti të aplikosh për medalionin që hapet, që mund të zgjati një pritje 5 deri në 7 vite. Ndërkohë ajo që kemi bërë është që për 24 orë, po solle makinë elektrike. Kështu që kishim një aplikim para ca ditësh nga City Taksi, për 300 makina elektrike. Po të shikosh nga viti në vit edhe shumë biznese po i bien llogarisë dhe po iu del që kushton më lirë të transferojnë transportin elektrik, se sa transportin me ato që quhen lëngje fosile, benzinë ose me naftë. Harxhon më shumë, ke shumë shpenzime, vaj, mekanik. Ndërkohë e gjitha makina është në thelb një bateri e madhe me rrota, pra nuk kanë motor është vetëm një bateri.

 Ardit Gjebrea: Ku do ta karikoj unë këtë bateri?

Erion Veliaj: Tani kemi disa mënyra karikimi. Nëse ti je një qytetar privat, Bashkia e Tiranës, si tek parikimi tek Sheshi Skënderbej, ashtu edhe tek parkimi Bulevardi i Ri, të ofron parkimin falas edhe energjinë falas. Kryesisht për ta stimuluar, në momentin që do kemi mijëra njerëz kjo do komercializohet. 

12-vjeçari: Kam 3 muaj pa e parë mamin

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 12-vjeçarit, Doriseld. Ai në studio erdhi për t’i bërë mamit një surprizë të bukur.

Në momentin kur u përhap pandemia dhe u morën masat e izolimit, ai gjendej tek shtëpia e gjyshërve dhe larg nënës së tij. Prej 3 muajsh ata nuk takohen dhe përqafohen me njëri-tjetrin dhe Doriseldi tregon se e ka marrë shumë malli për të.

Më tej, në studio ai rrëfeu se prindërit e tij jnaë ndarë kur ai ishte 2 vjeç e gjysëm dhe jeta e tyre ka qenë e vështirë dhe me sakrifica të shumta.

Ardit Gjebrea: Po ti ke shumë kohë pa e parë mamin?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Sa?

Doriseld: Rreth 3 muaj!

Ardit Gjebrea: Më trego pak sakrificat e mamit tënd?

Doriseld:  Unë kam qenë 2 vjeç e gjysëm dhe atëherë mami me babin u ndanë. Më pas shkuam tek gjyshi dhe atje ndjenjëm 6-7 vite. Kishim një plan që unë dhe mami të shkonim në një qytet tjetër, për një jetë më të mirë dhe shkuam në Durrës, në Golem. Aty morëm një shtëpi dhe mami punonte në një hotel, mami zgjohej në 5-5 e gjysëm dhe në 6 shkonte në punë.

Ardit Gjebra: Ti jetoje vetëm me mamin?

Doriseld:  Po!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe!

Doriseld: 10 vjeç!

Ardit Gjebrea: Dhe mami të linte vetëm?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Ti e ndihmoje mamin me punët e shtëpisë?

Doriseld:  Po e ndihmoja.

Ardit Gjebrea: Ti ke lëvizur sa në një shkollë në tjetrën, sa në një shtëpi në tjetrën. Cila është shtëpia jote e vërtetë? Ku e ndjen ti veten në shtëpinë tënde?

Doriseld: Veten time në shtëpinë time e ndjej afër gjyshit, se atje dhe gjyshi më ndihmon, më ndihmon dhe nëna. Domethënë më mbajnë afër, më japin ngrohtësi.

Ardit Gjebrea: Pastaj pati ndonjë gjë tjetër?

Doriseld:  Pastaj erdhi pandemia. Ishim në shkollë dhe atë ditë u dha lajmërimi për 2 javë pushim dhe më pas…

Ardit Gjebrea: Por ky pushimi zgjati e zgjati!

Doriseld:  Zgjati shumë dhe në ato momente unë isha tek gjyshi nga ana e babit dhe aty ndenja një javë dhe shkova tek gjyshi. Kisha dhe shokë se aty nuk dilja fare.

Ardit Gjebrea: Dhe këtu filloi ndarja juaj!

Doriseld:  Po!

Ardit Gjebrea: Ishit ndarë ndonjëherë kaq shumë?

Doriseld:  Jo!

Ardit Gjebrea: Pushonte telefoni?

Doriseld: Telefoni, në një orë vinin shumë telefonata, rreth 20 telefonata, mami çfarë je duke bërë, si je?

Ardit Gjebrea: Dhe deri tani nuk jeni takuar akoma?

Doriseld: Jo!

Ardit Gjebrea: Të ka marrë malli?

Doriseld: Po shumë!

Djali surprizon nënën: Çdo ditë që më ke munguar kam mbledhur ndonjë lule

Një djalë 12-vjeçar zgjodhi programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë një surprizë nënës së tij. Doriseldi si pasojë e pandemisë ka 3 muaj që nuk e takon të ëmën sepse në momentin kur u morën masat për izolim, ai ndodhej tek gjyshërit.

Në studio, ai tregoi se e ka marrë shumë malli për mamin e tij dhe çdo ditë që i ka munguar ka mbledhur ndonjë lule.

Kur Marsela vjen në studio mbetet e habitur nga surpriza e djalit të saj dhe nuk mund t’i mbajë dot lotët.

Marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë dhe 12-vjeçari i premton se të gjitha ato sakrifica që kanë kaluar bashkë, ai do t’ia shpërblejë një ditë.

Marsela: E di që ty nuk të pëlqen që unë të qaj, se gjithmonë më bërtet për këtë lloj pjese, por unë… Mami të ka jetë. Të ka shpirt. Të kërkoj ndjesë që këto dy muaj e gjysëm nuk kam arritur të vij në Berat, qoftë dhe për ditëlindjen tënde. Por ti e di që je forca ime, gjithçka që kam, që më bën krenare.

Ardit Gjebrea: Çfarë do t’i thuash mamit?

Doriseld: Mami kam ardhur këtu sot, që gjithë ato sakrifica që kemi kaluar bashkë (qan)… Më falni! Do t’i shpërblej një ditë!

Marsela: Është e vërtetë që ne kemi kaluar shumë e shumë sfida bashkë, pa i kuptuar gjyshi me nënën. Kur ti ke ndjenjur më shumë orë pa mua në shtëpi. Apo kur ke ndenjur me orë të zgjatura, kur unë kam punuar dhe në këtë rast jam unë ajo që ndonjëherë ndihem fajtore. Por jeta na e ka dhënë këtë sfidë dhe unë jam shumë e sigurt që do ja dalim. Dhe unë çdo ditë jam krenare për ty.

Doriseld: Dhe unë çdo ditë që t’i më ke munguar, çdo ditë kam mbledhur ndonjë lule.

Ardit Gjebrea: Mami do të vinte të të merrte ty, që ti të shkoje në Durrës?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe ti erdhe vetë këtu?

Marsela: E pabesueshem Ardit, sinqerisht! Mund të prisja shumë gjëra të tjera këtu, por vetëm djalin jo.

Gruaja: Pas 5 vitesh martesë, bashkëshorti im vendosi të jetonte me dikë tjetër

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të zonjës Edlira. Ajo në studio rrëfeu se pas 5 vitesh martesë, burri i saj vendosi të jetonte me dikë tjetër. Ka qenë një periudhë e vështirë, por ajo mori forcë për të ecur përpara për djalin që kishin sjellë në jetë.

Edlira iu përkushtua jo vetëm kujdesit për djalin, por edhe shkollimit të saj. Në moshën 29-vjeçare, ajo vendos të bëjë universitetin, por ato 4 vite kanë qenë vite luftë për të.

Një ndihmë dhe mbështetje të madhe i ka dhënë jo vëtëm familja, por edhe ish-bashkëshorti, i cili përveç se jepte pensionin për djalin, gjithashtu lidhi dhë një rrogë për ish-gruan e tij, që ajo të mund të vazhdonte shkollën.

Edlira: Si çdo vajzë e re, edhe unë u dashurova dhe u martova me njeriun, që shpresoja të kaloja jetën. Pas 5 vjetësh martesë, ish-bashkëshorti im vendosi të jetonte me dikë tjetër. Në heshtje e pranova sepse e bëri fakt të kryer, ishte e kotë që unë të vazhdoja të këmbëngulja. Kështu pas shumë mendimesh me veten time, ose duke biseduar me vetë ndërgjegjen time vendosa që djalin do ta rrit e vetme. Sepse nga kjo martesë na erdhi në jetë një fëmijë, djalë, që unë e rrita me shumë përkushtim. Pasi vitet kaluan unë shikoja që nuk ishte kjo jeta që unë kërkoja dhe vendosa që unë të vazhdoja shkollën, universitetin.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe?

Edlira: Në moshën 29 vjeç! Nuk mund ta shpreh dot me fjalë sa punë të madhe, kolosale kam bërë për të vazhduar shkollën. Katër vite shkollë kanë qenë katër vite luftë. Babai im, ndjesë pastë sepse nuk jeton më, e kishte shumë dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën dhe kur kthehesha nga provimet ishte i pari që më priste tek dera. Nëse unë do të isha fytyrë qeshur kuptohej që do ta kisha mrrë provimin, nëse do të isha pak e mërzitur do vinte të më hidhte duart në qafë dhe do më thoshte s’ka problem do të vazhdosh përsëri. Dhe kështu kaluan vitet, unë mbarova shkollën, ndërkohë shkollohej edhe djali edhe unë, të dy bashkë. Por doja të theksoja që gjatë këtyre viteve, unë nuk ia urreva kurrë të atin, nuk ia urreva sepse doja që fëmija im mos të kishte probleme në moshën e adoleshencës sepse në fund të fundit është i ati. Edhe pse ai gaboi në jetë, ai përsëri iu përkushtua rritjes së djalit, shkollimit të djalit, por jo vetëm shkollimit të djalit, por edhe shkollimit tim.

Ardit Gjebrea: Në çfarë mënyrë?

Edlira: Gjatë kohës që jepte penison për djalin, jepte dhe për mua, më lidhi dhe mua një rrogë. Më lidhi këtë rrogë sepse e dinte që ëndrra ime ishte shkollimi. Gjatë gjithë këtyre viteve, derisa unë dola në punë, derisa unë fillova profesion tim si mësuese, kam patur ndihmën e ish-bashkëshortit.

“Kur bashkëshorti u sëmur, ish-burri më ndihmoi për të paguar kimioterapitë”

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të dhimbshme të zonjës Edlira. Ajo në studio rrëfeu se martesa e parë nuk shkoi ashtu sikur ajo e kishte menduar. Pas 5 viteve, bashkëshorti vendos të jetojë më dikë tjetër.

Ishte e dhimbshme, por i dha kurajo vetes për të ecur përpara dhe për t’u kujdesur për djalin që kishin së bashku.

Edhe martesa e dytë që erdhi shumë vite më vonë, sërish nuk pati një fund të lumtur, pasi bashkëshorti i saj u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë. Për kimioterapitë e tij, financiarisht e ka ndihmuar ish-bashkëshorti dhe ajo e vlerëson së tepërmi këtë fakt dhe e konsideron si një veprim hyjnor.

Nga martesa e dytë erdhi në jetë një vajzë dhe pavarësisht situatave të vështira që i është dashur të kalojë, ajo ka arritur të gjejë forcën për të ecur përpara për veten dhe fëmijët e saj.

Edlira: Ndoshta do duket në kohët e sotme pak e habitshme, por ishte djali ai që më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?

Edlira: Djali atëherë ishte 22 vjeç! Ai më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën time!

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Edlira: Sepse nuk më shikonte dot ashtu të vetmuar! Pas shumë viteve, me shoqëri, pra jo me dashuri, më paraqitën një rast për martesë. Unë në atë kohë ishte shumë e vështirë të vendosja sepse kisha kaluar një disfatë në jetë dhe nuk mendoja më që unë duhet të filloja jetën nga fillimi. E shikoja të nevojshme, por nuk e kisha kaluar nëpër mend që unë duhet të vendosja se s’bën. Pas disa takimesh vendosëm të martoheshim, më një njeri shumë të mirë, që quhej Vilson. Edhe ai ishte një njeri që kishte kaluar një martesë të parë, por që ishte një njeri që e donte shume familjen. Ndoshta ishte njeriu më i rrallë që ekzistonte në këtë tokë.

Ardit Gjebrea: Pse thua që ishte?

Edlira: Ishte sepse nuk është më!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Edlira: Pas dy vite e gjysëm martesë. Pra kaluam një jetë shumë të bukur, shumë të lumtur, ishte njeri që më mësoi çfarë ishte lumturia, se nuk e kisha njohur. U sëmur, kishte disa shqetësime, që unë e detyrova që duhet të shkosh të vizitohesh, sepse nuk më pëlqenin ato shenja që jepte. Doktori që në ekon që i bëri, pa që diçka nuk shkonte, pra kishte një tumor në stomak që kishte lëshuar metastaza. Nuk e keni idenë sa keq e kam përjetuar, por qe nuk mendoja se ishte koha për të ikur në botën tjetër. Doktori më tha që unë po të jap një këshillë si vajzën time, mendoj që ky njeri do të iki për një muaj ose dy muaj, ti nuk duhet të harxhosh, pra nuk duhet të bësh asnjë gjë sepse ka lëshuar metastaza dhe është e kotë që të vazhdosh më tutje.

Ardit Gjebrea:  Ndërkohë ju ishit bërë me fëmijë?

Edlira: Pas një viti martesë më erdhi në jetë një vajzë shumë e bukur dhe ne e quajtëm Hilary. Një vajzë shumë e bukur dhe dashur për ne, pra në moshën që ne ishim, një fëmijë i vogël ishte gjithë bota, gjithë jeta. Hilary u apasionua dhe u lidh shumë me të atin, sa mezi e priste nga puna dhe dilnin shëtitje, ishte një dashuri e paparë. Madje shpesh herë i thoja vetes, që kam frikë nga kjo lumturi. Nuk e di pse, më erdhi natyrshëm. Pasi ua bëra të ditur dhe familjarëve këtë pjesë si qëndronte gjendja duhet të nisnim kurimin, edhe pse doktori më tha se nuk duhet të vazhdosh, thashë ne duhet të bëjmë të pamundurën. Dua të them me plot gojën që lëviza botën, lëviza botën nga themelet, bëra të pamundurën, unë nuk doja dhe nuk dëshiroja që jeta ime të prishej përsëri. Ishte një shtëpi e dytë e ngritur dhe përsëri u prish nga themelet. Kisha një detyrë shumë të madhe përpara. Duhet të tregohesha e fortë, t’i jepja kurajo që ne do të vazhdonim. Nuk zgjati shumë dhe në moment e fundit, doktori më tha që nuk do vazhdojë më kimioterapitë, se nuk i përballon dot më trupi. Gjatë kësaj kohe, që secila familje që ka një sëmundje të tillë e di që duhet një financë shumë e madhe. Këtu ka ndodhur diçka dhe është shumë kuptimplotë. Për një kimioterapi që kushtonte goxha lekë, më ka ndihmuar ish-bashkëshorti im i parë dhe më ka dhënë 6 mijë Euro. E ka marrë në telefon babin e Hilarit dhe i ka thënë që dëshirojmë që të shërohesh sa më shpejt!

Ardit Gjebrea: E jashtëzakonshme!

Edlira: Një veprim hyjnor do thoja unë. Janë këto fakte, ose këto ndodhi që mua më japin shumë forcë, edhe im bir më ka ndihmuar jashtë mase.

Një pronë fut në sherr çiftin në pleqëri: Kam 2 vjet që nuk rri me Bajamen

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit ditën e sotme një çift të moshuarish. Qaniu 80 vjeç ka sjellë në studio bashkëshorten e tij 70 vjeç dhe shkak për këtë janë bërë konfilktet për pronësinë e tokës.

Prej dy vitesh, situata në familjen e tyre është përshkallëzuar edhe më shumë sepse zoti Qani e akuzon gruan e tij se nuk mban anën e tij, në konfliket që ai ka me vëllain e saj në lidhje me pronën.

Ai ndjehet i vetëm dhe në studio debatojnë më tona të ashpra më njëri-tjetrin.

Qani: Sot kam ardhur me bashkëshorten time, e kam sjellë këtu, se kam 2 vjet Ardit që nuk rri me Bajamen bashkë, siç ndenja 50 vjet. 2 vjet kam pa grua, për hatrin e vëllait të Bajames. Ai ka 14 vjet që bën gjyq me Qani Bashën, që sot më ka vjedhur tokën, më ka vjedhur shtëpinë, mirëpo as toka, as shtëpia Ardit nuk vidhet. Bajamja po thotë do mbaj anën e vëllait, edhe me çunin kemi kontradita. Pse? Se ai është në Greqi ka hallet e tij. Kam një tjetër i del Gramozi përpara dhe i thotë ik nga ara ime.

Eni Çobani: Gramozi është vëllai i Bajames! Me Bajamen tani si e kemi problemin?

Qani: Bajamja thotë: Është vëllai im, na bëre rezil. Pse unë dy vjet të rri pa grua?

Bajame: Me leje zonja Eni. Ore burrë për çfarë më ke sjellë mua këtu ti? Ma thuaj pak!

Qani: Të kam sjellë për atë vëllain tënd, se ai vëllai jot ngado që vete më ke vjedhur tokën, më ke vjedhur shtëpitë thotë.

Bajame: Po unë çfarë do t’i bëj vëllait?

Qani: E marr unë tokën në krahë, tokën ma ka dhënë komisioni.

Bajame: Çfarë rrugëzgjidhje më jep ti, që t’i bëj vëllait?

Qani: More vesh ti, çfarë bëje ti, e përkrahje, nuk të përfillte ore, rrinte me vëllain dhe me fëmijët e vëllait dhe kur vinte puna për të më bërë yzmet mua, ore ti Qani ke punë- më thoshte mua. Më hidh në gjyq thoshte. E kam hedhur kam 2 vjet në gjyq, në 2018, e kam hedhur në Tiranë në Apel. Këto dy vjet që e kam hedhur vëllanë e saj në gjyq unë, Bajamja është bërë mbret, nuk përfill fare, se është Qaniu plak 80 vjeç.

Bajame: Ore të lutem shumë e ke sherrin me Gramozin, bëje me Gramozin, mua për çfarë më ke sjellë këtu?

Qani: Gramozi është vëllai yt!

Bajame: Sot në moshën 80 vjeç ti dhe 70 vjeç unë, të na dëgjojë ky publik ne, të vijmë këtu. Nuk ke trup ti ore? Turp të kesh, që më sjellë mua këtu.

Qani: Ai thotë do të vras edhe ty, edhe Bajamen!

Bajame: Epo mirë le të na vrasë po të jetë i fortë. Ti çfarë ke me mua?

Qani: Ik tek yt vëlla more vesh! Vajti në Greqi dhe ndenji në Greqi 6 muaj zonja Eni, unë rrija vetë, as bukë, as gjellë.

Bajame: As ke për të ngrënë ti ore po bëre kështu! Une do iki tek çunat në Greqi. S’ke për të ngrënë ti me këtë mendje që ke.

Qani: Unë desh u vrava me çunat për shkak të vëllait të kësaj.

Eni Çobani: Na le pa fjalë!

Bajame: Ore ka mundësi, të sqarohemi njëçik ne. Ulu atje, ka mundësi të sqarohemi. 

Motra përballet me vëllain: Ti qen ma bën këtë mua

Rubrika “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problemin me pronën që ka sjellë debate dhe përçarje të mëdha mes dy familjeve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit 7501, Qaniu është pajisur me tokë me një sipërfaqe totale 11 mijë e 900 m katrorë dhe menjëherë e regjistroi këtë sipërfaqe tokë. Nga ana tjetër, kunati i tij Gramozi u pajis me një sipërfaqe totale 12 mijë e 100 m katrorë. Kur ai shkoi për ta regjistruar, zyra vendore ja refuzon aplikimin.

Njëkohësisht rezulton se 3 ngastra të Gramozit krijojnë mbivendosje me 3 ngastra të Qaniut dhe ky është problemi mes tyre.

Në një lidhje telefonike në studio, Gramozi u përball me zotin Qani dhe bashkëshorten e tij, që është edhe motra e tij.

Eni Çobani: Në ç’moment e keni përfituar aktmarrjen? A keni qenë prezent në momentin që është bërë ndarja e tokës?

Gramoz: E ka mbushur grupi i azhornimit që nuk ka të drejtë!

Eni Çobani: Kur s’ka të drejtë, si mund ta mbushi një grup që nuk ka të drejtë? Se këtë nuk e kuptoj?

Gramoz: Shiko të dhënat ti, më vjen shumë keq,

Eni Çobani: Unë drejtohem nga dokumentacioni zyrtar që ju çoni nëpër gjyqe. Dhe një dokumentacion është akti i marrjes së tokës në pronësi, që e ka dhe Qaniu.

Gramoz: Akti i marrjes së tokës në pronësi ka datën e vitit ’91, po të dhënat janë të azhonimit të kaluar, në ’98.

Eni Çobani: Pra sipas mendimit tuaj është i falsifikuar ky dokument apo jo?

Gramoz: Dëgjo, ajo ka bërë falsifikim.

Qani: Pse e bëre ankesën mbas 5 vjetësh?

Eni Çobani: Kush e ka bërë falsifikimin?

Gramoz: Ajo në bashkëpunim me zyrën e regjistrimit.

Eni Çobani: Bajamja? Ka kaq fuqi Bajamja?

Gramoz: Po!

Eni Çobani: Ju fillimisht keni pretenduar për 3 pasuri, më pas e keni ulur pretendimin?

Gramoz: Jo, jo dy pretendime kam ngritur unë.

Eni Çobani: Flasim për banesën. Ju e keni shitur apo jo?

Gramoz: Jo, unë e kam blerë atë banesë.

Bajame: Shtëpinë e bleve 160 mijë lekë, ja shite motrës 3 milion. Tokën e kemi këmbyer.

Gramoz: Gjej dokument? Unë shtëpinë e kam të blerë, e kam timen.

Bajame: Kam nxjerrë kafshatën time nga goja dhe ta kam dhënë ty, të kam mbajtur gruan 6 muaj me gjithë çupën Klarën, kam fjetur me një dyshek dhe me një jorgan me surratin tuaj. Edhe ti qen më bën këtë mua. Nuk ke lënë vend pa më nxjerrë bojën, më nxorre bojën dhe me burrin, po më ndjan dhe me fëmijët, qen.

Ardit Gjebrea: Bajame kujt po i flet?

Bajame: Gramozit!

Ardit Gjebrea: Po ku e ke Gramozin?

Bajame: Atje ku është ta dëgjojë!

Ardit Gjebrea: I ke atje kamerat!

Gramoz: Çirru, çirru jepi! Do dalë e vërteta!

Bajame: Ku e vodha unë tokën, tokën ma dha shteti. Shteti ma dha, shteti të ma marrë.

Eni Çobani: Qetësohu Bajame, se nuk e zgjidhim dot kështu.

Bajame: S’ka trup, turp s’ka! Nuk të ka faj as komuna, as Bashkia.

Eni Çobani: Ulu të lutem shumë! Sigurisht që Gramozi mbylli telefonin se ishte e pamundur të komunikohet kështu.

Bajame: Le të ikë s’kam ç’e dua. Me gënjeshtra nuk i dilet. /tvklan.al