E Diela Shqiptare (5 Dhjetor 2021)


E Diela Shqiptare (5 Dhjetor 2021)

13:15 05/12/2021

Qazimi ka 54 vite që nuk e takon Elin, mësuesen e klasës së parë. Cilat janë kujtimet që i ruan ende për atë kohë dhe a do arrijnë t’a njohin njëri – tjetrin? Sado që ne rritemi, përpara prindërve dhe mësuesve, ne ndihemi sërish fëmijë. Megjithse e takoi pas 54 vitesh, Qazimi ndien të njëjtin respekt dhe dashuri për mësuesen e parë Elin.

Elvisi ka ardhur nga Suedia për t’i realizuar një ëndërr babait të tij 76 vjeçar Muharremit. Për çfarë bëhet fjalë?

Muzika jeton me shpirtin. Performanca e Muharremit me violinë sot, i plotësoi atij një ëndërr të madhe për të qenë sërish në skenë si dikur.

Jemi në javën e fundit të fazës çerekfinale të garës muzikore “Mam, po ti!?”Si gjithmonë 5 mama në juri, 5 konkurrentë dhe risia e kësaj faze – juria profesionale ndërkombëtare përbërë nga Deban Aderemi, Darko Dimitrov dhe Roberto Lanzo. Ndërsa mamat votuese, bashkë me fëmijët që garojnë sot janë: mami Vjollca & Michela; mami Kela & Kejsi; mami Yllka & Anjeza; mami Besa & Ergita; mami Hana & Adolfi.

Michela, Ergita & Adolf ishin 3 më të votuarit duke përllogaritur pikët e dhëna nga mamat dhe nga juria profesionale ndërkombëtare; ndaj të 3 u kualifikuan për në gjysmëfinale. Por, ashtu si në çdo fund faze, bandi muzikor ka të drejtë të përzgjedhë konkurrentë që nuk kanë mundur të kualifikohen përgjatë javëve. Dhe përzgjedhja e bandit për të rikthyer në garë ishte Kejsi, konkurrentja e kësaj jave; kështu që për fazën gjysmëfinale do të kemi 10 konkurrentë. Nuk do të mungojnë surprizat!

“Ne jemi çfarë hamë” kësaj here udhëton për në Përmet për t’u ëmbëlsuar jo vetëm me gatimet tradicionale të zonës, por edhe me bukurinë e këtij vendi me njerëz të butë e punëtorë….

Suela ka sjellë sot në një seancë ndërmjetësimi të ëmën Tatjana. Shkak është bërë sherri për pjesën e trashëgimisë që vajzës i’a ka premtuar babai gojarisht përpara se të ndërronte jetë një vit më parë. Dy dyqane që kanë dhe shtëpinë lart, ajo thotë se do i’a lejë në trashëgim djalit dhe nuses ndërsa për vajzën thotë se nuk i takon gjë sepse është e martuar dhe jeton në Gjermani. Të vetmen pjesë që mund t’ia japë është një ambient në anën e pasme të shtëpisë i cila përveçse është e papërshtatshme për banim apo biznes, ka edhe konflikte pronësie me një komshi. A do arrijë mamaja të kthejë sytë edhe nga vajza?

7700 euro mund të ishin të Rajdit, nëse ai do të kishte gjetur pa ndihmë që i afërmi misterioz Andi, ishte djali i Myftarit, të panjohurit me nr 6. Në fund të lojës, Rajdi Pojanaku arriti të fitojë 3850 euro në formatin “Të Panjohurit”.








Të ngjashme