E Diela Shqiptare (7 Mars 2021)



E Diela Shqiptare (7 Mars 2021)

13:13 07/03/2021

Sipërmarrësi, investitori, filantropi dhe politikani Agron Shehaj është sot protagonist i kësaj rubrike. Sigurisht bashkë me z.Shehaj edhe gjysma e tij, bashkëshortja Enida, do të na rrëfejnë sot historinë e njohjes se tyre. I cilësuar nga gazeta prestigjoze italiane “Corriere della Sera” si “Mbreti i Call Center”, çifti tregon se pikërisht nga bashkëpunimi në kompani lindi edhe historia e tyre e dashurisë. Jeta mes familjes, biznesit dhe politikës. Nuk do të mungojë edhe një lojë simpatike për çiftin. 

Blerina Bombaj në rubrikën #NeJemiÇfarëHamë na sjell në vëmendje produktet ushqimore të cilat kanë efekt antiinflamator, shumë të mirë për organizmin tonë.

Historia e vështirë e dashurisë së Sahadetes e nisur në Kosovë, mori një tjetër kuptim dhe u vulos në Shqipëri me ndihmën e një të panjohure që më pas u bë mikeshë e saj. Tashmë ajo është nënë e lumtur e katër fëmijëve dhe mirënjohjen për Entelën nga Berati e ka të vazhdueshme. Sot ka ardhur me një kërkesë konkrete për të. Për çfarë bëhet fjalë?

Mirela ka ardhur në një pikë që ka kuptuar se “koha” është gjëja më e çmuar dhe nuk duhet humbur asnjë moment për të realizuar dëshirat dhe nevojat për njerëzit e dashur. Për kë e ka mesazhin sot?

Emineja kishte kërkuar të kishte përballë djalin e saj Valisin por ky i fundit ndodhet në azil në Francë dhe mbi të gjitha nuk e lejon vëllai i madh Albani të vijë. Shtatë vite më parë, Valisi, djali i Eminesë u nda nga bashkëjetuesja me të cilën kishte dhe një vajzë, në atë kohë 3 vjeçe. Secili nga të rinjtë, krijoi familje tjetër dhe nuk u interesuan kurrë për vajzën të cilën i’a lanë gjyshe Eminesë. Ajo kërkon ligjërisht kujdestarinë e mbesës që po rrit por pa firmat e prindërve biologjikë kjo gjë nuk bëhet. Ndërkohë djali i madh Albani i thotë të ëmës “vetë doje t’a rrisje mbesën, tani mbaje fjalën!”. Si do zgjidhet mosmarrëveshja në këtë familje? A do mbajë njeri përgjegjësi për këtë fëmijë që endet pa identitet?

Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, janë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro. Konkurrenti ynë sot është Julian Krastafilaku, 35 vjeç. Në profesion është arkitekt, por aktualisht punon në sektorin bankar. Sa do të arrijë të fitojë sot Juliani?







Të ngjashme