Shihemi në Gjyq

Ne jemi çfarë hamë

Kënga Magjike

Pas mbrëmjes finale të “Kënga Magjike” në Pallatin e Koncerteve, ku fituesja e këtij edicioni u shpall Eneda Tarifa, këngëtarët janë mbledhur si çdo vit në emisionin “E diela Shqiptare” për të diskutuar për rezultatet apo mënyrën e votimit.

Gjatë diskutimit, Alban Kondi i cili mori pjesë me këngën “7 Ditë”, së bashku me “West Side Family”, u shpreh se kënga e tyre nuk pati shumë kohë që të promovohet tek publiku, pasi u lancua një ditë para tërmetit.

“Duhet gjetur një formë tjetër,që të lihet më tepër kohë, që ata (publiku) të fillojnë të ambientohen, sepse një këngë e bukur mund të lancohet në javën e fundit dhe nuk do të ketë atë kohën e duhur për tu votuar”.

Por nga ana tjetër ka qenë Fifi ajo e cila iu përgjigj, duke u shprehur se nëse një këngë është e mirë, dëgjohet nga publiku kurdo që të lancohet.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Enkel Demi kritik me këngëtarët: Nuk keni kuptuar thelbin, më bëri përshtypje një votim i lig…

Enkel Demi, i cili ishte pjesë e jurisë këtë edicion të “Kënga Magjike”, është treguar kritik me këngëtarët konkurrentë.

Në takim e “E Diela Shqiptare”, ai iu drejtua këngëtareve me disa nga pikat që i kishin bërë përshtypje, sa i takon votimit kryesisht kur tha se kishte parë një votim të keq, të lig, pasi disa nga këngëtarët, pretendenteve kryesore për çmimin e parë u kishin dhënë 0 pikë.

Më tej Demi tha se këngëtarët nuk kishin kuptuar thelbin e këtij festivali dhe se këngëtarët e huaj ishin vlerësuar relativisht pak me pikë.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

“Ka një mesazh për ty” bashkon pas 22 vitesh, dy familjet që humbën kontaktet

Jeta na takon me njerëz të ndryshëm, dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme se sa gjatë qëndron dikush në jetën tonë, por çfarë gjurme lë tek ne. Para 22 vitesh, familja e zonjës Nurie ka strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Kosova. Ata kanë qëndruar vetëm 1 muaj e gjysmë së bashku, por kanë arritur të bëhen një familje.

Nuria ishte shumë e lidhur me nusen e asaj familjeje, Elmazen. Ajo i kishte kërkuar të ishte e pranishme në dasmën e saj. Por pas largimit nga shtëpia e tyre, familjet humbën kontaktet. Nuria është përpjekur vazhdimisht t’i gjejë ata, por nuk ia ka dalë dot. Pas 22 vitesh, Nuria drejtohet tek “Ka një mesazh për ty” dhe kërkon të gjejë familjen që dikur u strehua tek shtëpia e tyre sepse një peng e ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait

Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk u realizohen dot. Fatbardha vjen nga një fshat i Peshkopisë dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ka shumë dëshira, por më e rëndësishmja të vazhdojë shkollën e lartë. Por familja e saj nuk e pranon diçka të tillë, madje shpeshherë kanë tentuar edhe ta fejojnë, por për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e saj, kjo gjë nuk është arritur.

Fatbardha ka ardhur në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, dhe ka thirrur djalin e xhaxhait, Shpëtimin, dhe ka një kërkesë për të. Ai e ka ndihmuar dhe mbështetur gjatë sëmundjes së babait të saj, por edhe pas vdekjes së tij, djali i xhaxhait ka qenë gjithmonë shpëtimi për Fatbardhën.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Kujdes shendetin!

Tvklan.al