Berhani është i martuar prej 39 vitesh dhe fjalia “në të mirë e në të keq” ka marrë plotësisht kuptim në bashkëjetesën e tij me Arjanën. Cila është historia e tyre dhe çfarë mesazhi ka ai për t’i dhënë asaj? Me zemër, Berhani do bënte shumë më tepër për bashkëshorten e tij Arjanën por rrethanat i’a kufizojnë disi mundësitë. Por mirënjohjen askush dhe asgjë nuk i’a ndal për gjithë atë rrugëtim të bukur e të mundimshëm që kanë bërë bashkë.

Mamaja e Florit është fejuar që në moshën 12 vjeçare dhe po aq herët kanë filluar fatkeqësitë për të. Prej vitesh mbi nënë Lulen kanë rënduar paragjykime e thashetheme por djali ka ardhur për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm. Për Florin, nëna e saj është përsonifikimi i sakrificës dhe i mirësisë. Sado që e kanë parë si “tersin” e shtëpisë, vetëm falë saj ajo familje ka arritur të ecë përpara. Kapërcimi i paragjykimeve është pjesë e karakterit të fortë të saj, të cilin i’a ka trashëguar dhe fëmijëve.

“Ne jemi çfarë hamë” do na ëmbëlsojë sot me një traditë kulinare përmetare. “Qumështori me dy pete” vjen sot nga një oaz qetësie e dashurie në skajin më verior të këtij vendi…

Artiri ka thirrur në një seancë ndërmjetësimi vjehrrin e tij Lekon për një borxh të pashlyer që prej 10 vitesh. Ai i donte paratë për të ndërtuar një shtëpi në fshat dhe për këtë ndërmjetëse u bë Adiona vajza tjetër e Lekos që i kërkoi motrës dhe kunatit shumën prej 15 milionë lekësh të vjetra. Për Lekon filloi një kalvar i gjatë gjyqesh sepse u dënua për ndërtim pa leje por si të mos mjaftonte kjo, doli se toka ku kishte ngritur shtëpinë ishte në një pronë private që deri atëherë dihej se ishte tokë shtetërore. Nga njëra anë gjyqet e nga ana tjetër borxhi tek dhëndrri, Leko nuk po gjen dot rrugëdalje. Artiri kërkon urgjentisht paratë sepse i duhen për të kryer një operacion por që Leko i thotë se do i’a kthejë kur të mbarojë gjyqet e të shesë shtëpinë. Adiona, vajza në studio, ushtron presion tek babai që të paguajë Artirin sepse po i shkatërron familjen. Si do zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Klevis Begaj është konkurrenti i formatit “Të Panjohurit”. Nuk është Klevis Begaj artisti (Kastro Zizo), por është Klevisi inxhinier elektrik. Aktualisht është administrator i një kompanie të fokusuar në robotikë dhe automatizim. Ndërsa sot misioni i tij është të zbulojë identitetet e të panjohurve…. 1000 euro-t që grumbulloi duke zbuluar identitetet nuk arriti t`i mbante deri në fund Klevis Begaj, konkurrenti i “Të Panjohurit”.