Konflikt në studio mes vëllezërve: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, solli sot konfliktin midis dy vëllezërve. Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë mosmarrëveshje midis tyre për një shtëpi.

Llazari në studio tregon se Preni e ka mashtruar sepse i kishte premtuar se do i jepte shtëpinë, pasi ai të largohej për në Elbasan. Por nuk ndodhi kështu sepse Preni ja shiti shtëpinë një komshiu. Konflikti thellohet edhe më shumë mes tyre, pasi Preni edhe pse nuk i dha shtëpinë i ka marrë lekët djalit të Llazarit dhe sot në studio ata përballen me njëri –tjetrin.

Komunikimi mes tyre ishte me tone të larta dhe Llazari i kërkon që t’i kthejë lekët që i ka marrë, por nga ana tjetër Preni thotë se ky është një problem që ai e ka me djalin e tij dhe jo me të. Lexo më shumë – Kliko KËTU

Ardit Gjebrea ndërhyn në konfliktin mes vëllezërve: Sa i madh që je!

Dy vëllezër prej 23 vitesh janë në konflikt midis tyre, për shkak të një shtëpie. Llazari ka thirrur në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, vëllain e tij, pasi ky i fundit sipas tij e ka mashtruar. Bëhet fjalë për një problematikë të gjatë në kohë dhe mjaft të ndërlikuar.

Debati mes tyre është mjaft i ashpër në studio dhe drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea, ndërhyn për të sqaruar edhe për publikun të vërtetën rreth shtëpisë dhe parave që Llazari kërkon nga vëllai i tij.

Pren pranon se ka marrë dy herë para për shtëpinë e tij në fshat, një herë nga djali i vëllait në Greqi dhe herën e dytë nga komshiu.

Pren i kishte premtuar vëllait se do i jepte shtëpinë, i merr djalit të tij lekët, por më pas shtëpinë ja jep komshiut.

Ardit Gjebrea: Pren bëhet fjalë për një shtëpi apo për 10 shtëpi?

Pren: Për 1 shtëpi!

Ardit Gjebrea: Por këtë shtëpi, në fillim ja premtove një komshiu që e kishe afër, pastaj ja premtove vëllait?

Pren: Ai komshiu u tërhoq!

Ardit Gjebrea: U tërhoq komshiu. Tani vëllait ja premtove?

Pren: Unë këtij i thashë hajde rri tek shtëpia ime, 2-3 muaj, pastaj shohim e bëjmë se unë.. Lexo më shumë – Kliko KËTU

Pas vdekjes së vjehrrës, nusja fton në studio vjehrrin: Nuk e dimë çfarë t’i bëjmë

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme marrëdhënien që çdo nuse do të kishte dëshirë të kishte me prindërit e bashkëshortit. Zonja Kozeta ftoi në studio vjehrrin e saj që e quante baba, për ta falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen që ai i ka dhënë asaj dhe familjes së saj.

Kozeta ka treguar se para disa javësh, vjehrra e saj që e thërret mama ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Për familjen ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por vjehrri i saj e ka përjetuar më keq humbjen dhe ajo që ka shqetësuar familjen është se ai fajëson veten për vdekjen e bashkëshortes. Sipas Kozetës, zoti Remzi mendon se gruaja e tij punonte shumë dhe ai e kishte lejuar këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur vjehrrin? Po nuk e di pse?

Kozeta: Arsyeja pse e kam thirrur, ne humbëm mamanë para 2-3 javësh.

Ardit Gjebrea: Mamaja është vjehrra juaj?

Kozeta: Vjehrra! Nuk më pëlqen t’i them vjehrra ose vjehrri prandaj i them mamaja ose babi.

Ardit Gjebrea: Thjesht për telespektatorët që të dinë, që kur ju të thoni mamaja e keni fjalën për vjehrrën dhe babai i thoni vjehrrit tuaj?

Kozeta: Vjehrrit po!

Ardit Gjebrea: E ndieni vërtet si baba?

Kozeta: Zoti Ardit, për mua është babai i dytë. Unë i kam të dy prindërit, i përshëndes. Më kanë ndenjur shumë afër në çdo pjesë të jetës sime, të familjes sime. Kemi patur probleme familjare siç mund të ketë çdo person, më kanë qëndruar shumë afër. Lexo më shumë – Kliko KËTU

“Mallkimi” në familje, fëmijët vdisnin pasi mbushnin 6 muaj

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan Feride Tahiri ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj. Babai i saj nuk mund të shikonte, kurse mamaja e saj nuk mund të dëgjonte. Dhimbje e tyre ishte e madhe sepse çdo fëmijë që vinte në jetë, vdiste pasi mbushte 6 muaj.

Kur në jetë erdhi fëmija i katërt, nga frika se mos sërish ai fëmijë nuk do jetonte, gjyshja kërkoi nga nusja që ta vendoste fëmijën në udhëkryq dhe kush do kalonte aty, do i vendoste emrin dhe fëmija do jetonte. Ferideja tregon se kështu ndodhi dhe vajza jetoi.

Feride Tahiri: Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë zoti Ardit. Meqë babin e kisha të verbër dhe në pamundësi për të marrë  një grua të shëndetshme, e mori po me pak pasoja, ajo nuk dëgjonte. Mamaja ime lindte fëmijët, por ata nuk i rronin. Kur bëheshin bebat 6 muaj, i vdisnin të gjithë.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë humbi mamaja jote?

Feride Tahiri: Mamaja ime humbi 3 fëmijë. Pas të tretit lindi motra ime e madhe. Kur lindi ajo vendosën ta linin në udhëkryq, se ishin këto traditat tona të gjysheve, që kishte dëgjuar gjyshja ime dhe i kishte thënë mamit tim ta vendosim në udhëkryq që të jetojë. Cili do vijë i pari, me makinë ose këmbë që ta shikojë djepin aty, do i vendosi emrin e tij dhe sipas emrit të tij, pastaj fëmija do jetojë dhe kështu ndodhi. Domethënë motrën e vunë në djep aty, jetoi motra. Lexo më shumë – Kliko KËTU

Rrëfimi i trishtë: Shoqja me të cilën luaja, nuk e dija që ishte motra ime

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë. Ajo është nga Kosova, por prej vitesh jeton në Gjermani. Feride në studio tregoi se kur mamaja e saj ishte 3-javëshe pësoi hemoragji dhe ndërroi jetë.

Babai i saj mbeti vetëm me dy vajzat, njërën 3 vjeç dhe Ferideja 3-javëshe. Për shkak se nuk mundej dot të kujdesej për to, ai vendosi që Feriden ta jepte tek komshinjtë, të cilëve iu dha gjithë orenditë e shtëpisë në mënyrë që të kujdeseshin për të.

Por për shkak se ata nuk kujdeseshin mirë për të, babai i saj vendosi ta jepte për birësim shumë afër shtëpisë ku jetonte, në mënyrë që vogëlushja e tij të mos ndahej nga e motra dhe prej tij.

Teksa po rritej, Ferideja nuk e dinte që shoqja me të cilën ajo luante ishte motra e saj. Gjaku dukej se e thërriste dhe ajo mezi priste të shkonte në familjen e mikes së saj, pa e ditur që ishte familja e saj gjithashtu. Lexo më shumë – Kliko KËTU

Nëna: Ju kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi që…

Feride Tahiri është nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Gjermani. Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, tregoi se djali i saj i dytë kaloi një temperaturë të lartë, 3 javë pas lindjes dhe si pasojë pësoi paralizë celebrale.

Feride harroi familjen, 2 fëmijët e tjerë dhe gjithë përkushtimi i saj iu dedikua djalit. Ajo u përpoq që të gjente kurim për vogëlushin e saj, por pa rezultat.

Feride Tahiri: Në ’86 filloi jeta ime të marrë një krah vuajtje?

Ardit Gjebrea: Pse?

Feride Tahiri: Sepse Ardit, në ’86 më lindi çuni i dytë. Miloti erdhi në jetë shëndoshë e mirë, por pas 3 javësh pësoi një temperaturë si bebe dhe filloi një paralizë celebrale. Sot e asaj dite, Miloti është në karrocë. Filloi tani përkushtimi im më i madh vetëm për Milotin, harrova çdo gjë, harrova dy fëmijët para tij, harrova babain dhe vjehrrën, nënën e burrit, ajo kishte nevojë shumë, por u mora me Milotin. Fillova në çdo cep të spitaleve të Jugosllavisë, që të gjeja diku një shërim për të. Mendova se diku do gjendet një ilaç për të, ose një mrekulli, por edhe sot e kësaj dite asgjë nuk u gjet për Milotin.

Ferideja tregon se pas 7 vitesh nga sëmundja e djalit, erdhi në jetë fëmija i katërt, Etniku. Lexo më shumë – Kliko KËTU

/tvklan.al