E diela shqiptare – Më në fund Arilena rrëfen – “Tani mund të këndosh”! (20 Shtator 2020)


E diela shqiptare – Më në fund Arilena rrëfen – “Tani mund të këndosh”! (20 Shtator 2020)

01:01 21/09/2020

Këngëtarja Arilena Ara ka udhëtuar së bashku me Ardit Gjebrean drejt Shkodrës për të realizuar dhe intervistën e tyre për rubrikën “Tani mund të këndosh”. Ajo nuk e ka humbur këtë rast për t’i bërë të ëmës edhe një surprizë të bukur të ëmës në spitalin ku punon. “Ky është një vend shumë i shtrenjtë për mua, është vendi ku ka punuar mamaja ime gjithë jetën e saj edhe për mua është një kënaqësi shumë e madhe të kthehem sepse bashkë me shefen, zonjën Eli, kemi përgatitur një surprizë të vogël për të dhe do doja ta dokumentoja këtu, në shtëpinë e dytë të mamit”, është shprehur Arilena. Arilena hyn duke kënduar në zyrën e së ëmës që ndodheshe së bashku me koleget e saj dhe e përqafon.

Nëna e saj emocionohet dhe shpërthen në lot. “Me këtë këngë dhe këto fjalë dashurie, për njeriun më të shtrenjtë që padiskutim je ti, këtu pikërisht në vendin ku ti ke sakrifikuar gjithë jetë, ke punuar gjithë jetën për të na rritur ne dhe për të më bërë mua kjo që jam. Jam aq krenare për ty dhe për atë që përfaqëson, gjithë kurajon, guximin, forcën që ende vazhdon punon edhe për faktin që nuk ke nevojë për askënd, do që të jesh vetë ajo femra që na ka rritur neve dhe ajo femra që çdo njeri e ka hero”, janë fjalët që Arilena i ka drejtuar të ëmës.



Të ngjashme