E diela shqiptare – Me në fund i thanë të gjitha Klea & Elgit! – “Tani mund të këndosh”


E diela shqiptare – Me në fund i thanë të gjitha Klea & Elgit! – “Tani mund të këndosh”

21:26 27/09/2020

Kompozitori i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta janë bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Arditi ka shkuar të marrë personalisht çiftin me nje biçiklete që nxë tre veta, duke i bërë edhe një shëtitje nëpër qytet si taksist.

Gjatë udhëtimit të tyre, Arditi i ka bërë disa pyetje ngacmuese dhe një ndër to ishte nëse Elgiti do pranonte që Klea të realizonte një skenë erotike në një film.

Ardit Gjebrea: Vjen një film zoti kompozitor dhe aktorja duhet të puthet me kolegun e saj ose ndryshe me partnerin në film, a do ta lejonit ju?

Elgit DodaPo pse jo, unë kur e kam njohur e kam njohur aktore, pse jo të mos e pranoja.

Ardit Gjebrea: Po nëse gjatë filmit do të kishte një skenë ku bashkëshortes tuaj do i duhet që puthjen ta jepte në krevat?

Elgid Doda: Freno, freno mos e zgjat aq shumë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Elgid Doda: Unë për vete do isha në rregull, por është djali, e kemi shumë xheloz djalin. 

E pyetur nga Arditi se çfarë pëlqen më shumë tek Elgiti, Klea shprehet se perveç tipit të tij sportive, ajo pëlqen tatuazhet e tij. Sipas Kleas ajo gjithmonë i ka pasur fiksim tatuazhet tek një mashkull.

Ardit Gjebrea: Si lindi dashuria juaj?

Elgid Doda: Ka qenë kënga e Këngës Magjike me Alar Band.

Ardit Gjebrea: Hë aty ndodhi magjia, kot nuk e kam quajtur “Kënga Magjike” unë.

Elgit Doda: Klean e kam njohur që në Akademinë e Arteve, por e kisha humbur mundësinë për ta takuar dhe ishin çunat e Alar Bend që thanë do bëjmë këngë me Klea Hutën dhe thash tak erdhi dita.

Ardit Gjebrea: Për çfarë e dashuron Elgitin ti?

Klea Huta: Të dashurosh një njeri nuk ka shumë arsye sepse thjesht e do dhe kaq edhe dashuria nuk pranon arsye sepse vjen nga zemra dhe jo nga truri se të vinte nga truri mbase do kishim bërë zgjedhje të tjera.

Ardit Gjebrea: Po ti pse e dashurove Klean?

Elgit Doda: Po e kërkoja një femër me këto lloj parametrash dhe ishte fati i Kleas. (qesh)

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen më shumë tek Elgiti?

Klea Huta: Gjëja që më pëlqen më shumë tek Elgiti, përveç se ka tipin sportive që unë vdes tek meshkujt, tani nuk vdes më domthenë, kam vdekur dikur se tani kam një burrë, tatuazhet i kam pasur fiksim tek Giti. /tvklan.al



Të ngjashme