#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #mirela #bektash #emigracion #kledion #dhune #azil #femije #divorc
“Kush e gjakosi gruan tënde?” Kledioni ‘kyç’ gojën para pyetjes së Gjebreas
Në pjesën e dytë të “Shihemi në Gjyq”, u mundësua një lidhje telefonike me bashkëshortin e Mirelës, Kledionin. Ai pretendon se akuzat e dhunës prej tij janë të pavërteta dhe refuzon të japë shpjegime rreth situatës duke thënë se për gjithçka është e informuar policia dhe gjykata gjermane.
Me të njëjtën retorikë vijon për çdo pyetje që i drejtohet, ndërsa në studio janë fotot ku Mirela është dhunuar. I pyetur për këto foto nga moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea, Kledioni shmang çdo deklaratë.
Ardit Gjebrea: Kam vetëm një pyetje shumë të thjeshtë. Mirela na ka sjellë një foto ku ajo është e gjakosur. Presupozohet që ajo është bashkëshortja juaj. Kjo është një foto e montuar? Nëse ajo foto e gjakosur që ne pamë është bërë nga dikush tjetër, ti si bashkëshorti i saj ke pyetur ndonjëherë kush të ka gjakosur? Kush e ka gjakosur gruan tënde?
Kledion: E para e punës, po të kishin qenë këto gjëra të vërteta, unë nuk do të kisha qenë në këtë pozicion ku jam.
Ardit Gjebrea: Jam dakord, ti je në një pozicion, kush e ka gjakosur gruan tënde?
Mirela: Trego të vërtetën, lëri pozicionet! Trego të vërtetën që më ke rrahur, më ke dhunuar në sy të fëmijëve, më ke ofenduar, më ke ulur në sy të nënës e babait tënd, trego të vërtetën ore! Merrje të gjitha lekët i fusje në xhepin tënd dhe fëmijët i lije pa bukë derisa shkonte djali vidhte ndonjëherë në market! Trego të vërtetën! Më ke ulur sa një Zot e di! Çupa po qan, thotë mami hajde më merr, mos më lër vetëm!
Kledion: Unë jam ai që kur ma kanë shtrembër njerëzit, ua jep Zoti vetë atë që u takon.
Ardit Gjebrea: Po, po, jam dakord me gjithçka thua. Kush ta ka gjakosur gruan? Një burrë që i gjakosin gruan, kush ia ka gjakosur gruan?
Kledion: Janë të gjitha të deklaruara, s’kam pse jap shpjegime.
Ardit Gjebrea: Po kush e ka gjakosur? Këtë pyetje bëj unë.
Kledion: Z. Ardit, ti mund të bësh pyetje… gjërat janë e zezë mbi të bardhë për çdo hap, çdo pikë, çdo presje, është e vendosur aty ku duhet. Unë s’kam pse të të jap shpjegime pa lidhje.
Ardit Gjebrea: Unë po e nis nga pika 0. Nuk kemi dëgjuar asnjë histori. Shikojmë një grua të dhunuar që është gruaja jote. Kush e ka dhunuar këtë njeri, kaq?
Kledion: Nuk është më gruaja ime ajo sepse ne i kemi ndarë gjërat.
Ardit Gjebrea: Po, por kur është bërë kjo foto ka qenë gruaja jote.
Kledion: Z. Ardit! Gruaja ime po të kishte pasur mendje dhe t’i bënte gjërat siç duhej, nuk do të kishin përfunduar kështu.
16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë
Në 15 vite martesë, Mirela numëron 16 denoncime për dhunë nga bashkëshorti. Të gjitha janë bërë në Gjermani, aty ku jetojnë dhe i ka tërhequr me mendimin për të mos ndarë familjen dhe me shpresën se gjërat do të zgjidheshin. Në vitin 2023, tregon ajo në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte momenti final.
Pas një tjetër episodi dhune, ajo ka njoftuar policinë por duke qenë se kishte reaguar ndaj bashkëshortit, veprimi i saj është konsideruar dhunë.
Mirela: Në dhjetor 2023 më ka dhunuar dhe ka ardhur policia sepse e kam telefonuar unë në shtëpi, e kam kërkuar unë ndihmën. Ka ardhur policia dhe më ka thënë “çfarë ka ndodhur”, i thashë burri nuk më lë që të çoj çupën te doktoresha se është sëmurë, “çfarë ka”, është me temperaturë. Nuk më lë, thotë që do të rrish mbyllur, nuk të jap as lekë që të udhëtosh me autobus që të çoja çupën te doktoresha, më tha do të rrish këtu mbyllur se kështu doja unë. Për çfarë arsyeje, unë i thashë ka 10 ditë që çupa është sëmurë, po vdes aty. “Le të vdes mu në vend, do të ngjallet prapë”, më thoshte. Për këtë arsye unë mora në telefon policinë sepse m’u afrua, më çorri këtej nga duart, më bllokoi damarët dhe m’u qas në fytyrë për të më qëlluar. Unë e shtyva pak se s’kisha rrugëzgjidhje tjetër, do të mbroja veten.
Eni Çobani: E shtyve pak, po çfarë kanë thënë gjermanët?
Mirela: Policia tha “zonjë, ju i jeni vërsulur”.
Eni Çobani: Ja, e kanë quajtur që e ka dhunuar vajza jote Bektash.
Mirela: I thashë policit nuk e godita, e shtyva. Burri im kishte 3 ditë që është kthyer nga spitali i thashë se është operuar. Më tha mua “ju e keni lënduar, e keni vrarë ju”. Jo, nuk e kam vrarë i thashë unë. “Mirë”, tha, “merr rrobat dhe hajdeni t’ju japim një shtëpi tjetër, urdhër mbrojtjeje”. “Mirë”, i thashë, “por unë do të marr fëmijët”. Dy djemtë ishin në shkollë, vajza ishte aty, shumë e trembur. “Mami ik dhe hajde prapë më merr”, tha. U largova 10 ditë nga shtëpia… kur u ktheva në shtëpi nuk gjeta as fëmijët, as burrin. Shtëpia ishte bosh. Kishte ikur në mes të natës pa më thënë mua, kishte marrë fëmijët dhe kishte ikur.
Mirela thotë se familja e saj nuk ka qenë në dijeni të këtyre rasteve deri në momentin që bashkëshorti e ka sulmuar me thikë.
“Kur më ka qëlluar, më ka bërë me gjak që më ka çarë me thikë, atëherë e ka marrë vesh im atë”, rrëfen ajo.
“Kemi 5 vjet pa marrëdhënie bashkëshortore!” Babai-vajzës: E kape me tjetër, thuaje troç!
Mirela ka jetuar një martesë të vështirë 15-vjeçare, nga e cila ka 3 fëmijë por dhuna ka qenë e përsëritur. Kjo martesë, siç tregon ajo në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ishte me shkuesi. Në një moment, vendosin të largohen drejt Gjermanisë për arsye ekonomike dhe nga aty nisën konfliktet e forta.
Mirela thotë se nga bashkëshorti ka pasur dhunë fizike, gjë që e dëshmon përmes fotove tronditëse që sjell në studio. Nga vjehrri pretendon se ka pasur dhunë verbale e psikologjike. Jo vetëm kaq, por ajo tregn se marrëdhënia bashkëshortore ishte inekzistente, ndërsa i ati, Bektashi që ndodhet përballë saj, zbulon se Mirela ka gjetur të shoqin duke e tradhtuar.
Mirela: U nisëm në Gjermani për një jetë më të mirë dhe kështu vazhdoi dhuna me radhë…
Bektash: Po tregoje se e kapa me tjetër! Thuaje troç!
Mirela: Unë s’kam pasur burrë në jetën time përveç burrit tim! Kam 15 vjet martuar, një burrë kam pasur!
Eni Çobani: Pse, dyshojnë edhe për këtë, dyshojnë Bektash?
Bektash: Jo, e kapi kjo me tjetër! Nuk më tregoi as mua asgjë!
Mirela: Ne s’kemi pasur marrëdhënie burrë e grua, kemi 5 vjet…
Bektash: Pra që në moshën 30-vjeçare, se është shumë e rëndë kjo, ti pretendon dhe po e thua publikisht që s’ke pasur asnjë marrëdhënie me bashkëshortin?
Mirela: Jo, s’kemi pasur marrëdhënie. As mirëkuptim në shtëpi. Jetonim në një shtëpi por nuk kishim marrëdhënie si burrë-grua apo mirëkuptim. Vetëm debate, sherre.
Mirela trondit studion, sjell pamjet e dhunës! Babë e bijë s’mbajnë lotët para njëri-tjetrit
Historia e radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes Mirelës dhe babait të saj, Bektashit. Në insertin prezantues të rubrikës, Mirela thotë se është e dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, e tani ka mbetur mes 4 rrugëve.
“Jam një grua e dhunuar, e keqtrajtuar nga burri, nga vjehrri. Për këtë arsye unë ndodhem këtu sepse jam në mes të 4 rrugëve, s’kam ku të shkoj. Kërkoj ndihmën tuaj”.
Mirela trondit studion duke sjellë pamjet e dhunës makabre, ku shihet fytyra e çarë.
“Kjo është fotoja ime kur jam dhunuar, masakruar nga burri dhe nga vjehrri”, thotë ajo.

I ati, Bektashi thotë në insert se nuk do të merret më me vajzën e tij.
“Të vish nga Italia këtu. Vajza ime është 35 vjeçe dhe të merresh me vajzën. S’ka bërë vaki! Nuk vij më! Është hera e fundit që unë merrem me të!”
Kur hyn në studio, Bektashi përlotet kur sheh Mirelën.
Bektash: Pse më ke sjellë këtu?
Mirela: Të kam sjellë këtu sepse burri nuk më ka ardhur sot që më ka dhunuar, masakruar në sy të fëmijëve, më ka ulur, më ka ofenduar dhe për këtë arsye unë kërkoj ndihmën tuaj dhe të znj. Eni.
Bektash: Ti nuk je e vogël më, je 35 vjeçe. Ai të vinte të përballej me ty, jo unë!