#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #elton #satbere #emigracion #prone #mashtrim #apartament #tirane #vella

U zotua se do të vinte me dëshmitarë, ndërtuesi zhduket  “pa  nam e nishan” në “Shihemi në Gjyq”!

Më 13 prill në “Shihemi në  Gjyq”, u transmetua një rast kompleks ku Astriti kërkoi që të përballej me gruan, Nadiren. Ajo erdhi e shoqëruar nga djali i tyre, Mondi. Gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u mësua se konflikti qëndron për një apartament në Fier, i blerë me 50 mijë euro të cilat çifti  kishte autorizuar djalin për ta blerë.

Ata nuk e kanë marrë certifikatën e pronësisë ndërsa dikush u ka kërkuar të largohen sepse banesa është e tija. Rezultoi që apartamenti i blerë prej ndërtuesit Njazi Vrenozi është shitur dy herë. Gjatë lidhjes  telefonike në studio, ai u zotua se në seancën e radhës do të paraqitej publikisht përpara familjes së Astritit dhe do të ishte i shoqëruar nga dëshmitarë.

Në seancën e kësaj jave, Ardit Gjebrea vë re se në peshore s’qëndron asnjë nga emrat e përmendur në seancën e kaluar. Eni  Çobani zbulon se Njazi Vrenozi e ka shkelur fjalën e dhënë dhe është tërhequr, duke pretenduar se nuk e dëgjoi mirë kërkesën. Ky është veç justifikim i tiji pasi në telefonatë, ai u pyet disa herë nga ndërmjetësja  dhe theksoi disa herë se do të paraqitej.

Eni Çobani: Sot jam shumë e prekur sepse për fat e kemi dëgjuar të gjithë publikisht që z. Njazi Vrenozi nga qyteti i Fierit, biznesmeni dhe shoqëria e cila ka ndërtuar këtë objekt për të cilin babai dhe djali ishin në konflikt shumë të madh, na premtoi të tërëve që do të ishte sot këtu, plus do të merrte edhe dëshmitarë. Askush sot nuk është në këtë sallë. Përveçse një telefonate përsëri private që e kam njoftuar për ditën dhe orën dhe aty më është shprehur përsëri, nuk e di, duhet ta ketë ves të qeshurën Njaziu, më tha “znj. Eni, nuk e dëgjova mirë por atje nuk vij”. Kështu që Njazi Vrenozi sot nuk  ka ardhur, por unë dua t’i them vetëm një gjë: Njazi, nuk u pamë në Televizionin Klan, por do të shihemi në prokurorinë e qytetit Fier, do të shihemi në gjyaktën e qytetit Fier dhe sot mosardhja jote ka treguar vetëm një gjë: të vërtetën e Astritit me Mond Dervishajn. Kështu që kujdes të gjithë atyre që kanë marrë përsipër të bëjnë bizneset e tyre me paratë e shqiptarëve se si erdhi  Mondi me Astritin, do të kemi të tjerë në vazhdim. Faleminderit Mondit dhe Astritit, më vjen shumë keq që vazhdon debati në familjen tuaj, por Njaziu edhe pse nuk erdhi këtu, një ditë do të përballemi bashkë. 

“I bëra dasmën vëllait, vetë kam vetëm këtë…”, djali përlotet para nënës: Ku është djersa ime?

Eltoni thotë se “është keq të dëgjosh prindërit” në insertin e tij prezantues në “Shihemi në Gjyq”. Ai ka kërkuar të përballet me nënën e tij, Satberen që thotë se “të gjitha janë të sajat” dhe “nuk do të marrin asgjë”.

Diskutimi mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nis me tone të larta, por kuptojmë se bëhet fjalë për një shtëpi të shitur në Lushnje, paratë e së cilës janë përdorur për të blerë dy apartamente në Tiranë. Në këtë shumë janë shtuar edhe kontributet e Eltonit i cili jeton prej vitit 1996 në Itali dhe ka ndihmuar financiarisht familjen.

Në njërin apartament jetojnë prindërit e Eltonit, kurse në tjetrin ky i fundit nuk hyn dot. Djali akuzon nënën se ka favorizuar djalin e madh. Ajo i përgjigjet se konfliktin duhet ta zgjidhë me vëllanë, por dy djemtë s’flasin prej 8 vitesh. Eltoni tregon se e ka ndihmuar me gjithçka vëllanë, duke lënë mënjanë  edhe veten. Ai do të dijë se çfarë ka ndodhur me paratë e tij.

Elton: Vajza dhe djali çfarë kontributi kanë dhënë? Ai djali yt i preferuar, ai karafili yt, ajo pika jote e doëbët? Ma thuaj mua! Ma thuaj ttani!

Satbere: I besova djalit…

Elton: Çfarë i besove? Për çfarë?

Satbere: Gjithmonë e kemi ndihmuar se s’i ecte puna dhe çfarë të bënim…

Eni Çobani: S’i ecte puna, si s’i ecte puna tani, më vjen keq?

Elton: S’i ecte puna se ka qenë dembel dhe ti i shkoje nga mbrapa, ndihmoje vëllain. Z. Ardit më thuaj nëse ke dëgjuar ndonjëherë që vëllai t’i bëjë gjithë fejesë me paratë e mia, i kam bërë gjithë adetet…

Satbere: Gjeje me vëllanë…

Elton: I kam bërë dasmë me lekët e mia, i kam mbuluar të gjitha shpenzimet me lekët e mia. Atij djalit të kësaj të preferuar i kam blerë edhe makinë, le t’i mohojë po të dojë! S’kishte punë, ishte i papunë dhe kërkonte punë, le ta mohojë po të dojë!

Eni Çobani: Po martesën tënde kush e bëri? Martessën tënde, kur u martove, kush e bëri?

Elton: Kam vetëm këtë unazë që i kam bërë nuses dhuratë para 8 vjetëve. Ku ka vajtur djersa ime?

Satbere: Çfarë të bëj unë? Unë kam shtëpinë time! Unë do të rri në shtëpinë time me burrin! Ti gjeje me vëllanë!

Prona thyen lidhjen e vëllezërve: As të ‘trashëgohesh’ nuk më tha!

Që prej vitit 1996 kur është  larguar në Itali, Eltoni s’ka reshtur së kujdesuri për prindërit e tij. Falë kontributit të tij, ata kanë arritur që pas shitjes së shtëpisë në Lushnje të blejnë dy apartamente në Tiranë.

Këto apartamentee janë kthyer sot në arsyen pse ai përballet me nënën, Satberen në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Edhe pse kontributi është i Eltonit, prindërit i kanë vendosur të dy nën emrin e djalit të madh, Altinit.

Me vëllain, Eltoni nuk flet prej 8 vitesh. Atë e vret së tepërmi fakti që e ka ndihmuar gjithnjë vëllanë, i ka bërë fejesën e dasmën, edhe pse për vete jo. Sot fëmijët e tij nuk e njohin xhaxhain dhe Eltoni thotë se s’ka marrë as një urim  prej tij.

“Edhe kur jam fejuar, një urim nuk e kam marrë nga im vëlla. Nuk më ka thënë as ‘të trashëgohesh o vëlla’, imagjinojeni. Është ai Zoti lart. Të vetmin llaf ma ka dërguar me mesazh duke më thënë ‘më tha mami të trashëgohesh’, vetëm kaq. Nuk arrij të flas më tepër. U bëra me vajzë, u bëra me djalë, nuk më ka thënë ‘të trashëgohesh’ një herë. Ky është ai vëllai im, ai djali i saj i preferuar, ai pika e dobët, ai  karafili”,  tha Eltoni i përlotur.

“Lotët e tu janë edhe të mitë!” Eni Çobani krah Eltonit të përlotur: E pranoj për herë të parë…

Fundi i seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” është me shumë emocione. Përveç problemit  ligjor, çështja tregoi edhe dramën familjare, marrëdhënien inekzistente të dy vëllezërve, Altinit dhe Eltonit. Gjatë gjithë diskutimit me nënën, Satberen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan, Eltoni d‘e ka fshehur dhimbjen për favorizimin që i është bërë vëllait të madh.

Ndërmjetësja Eni Çobani nxjerr në pah ndihmën e pakursyer dhe dashurinë që Eltoni ka treguar për prindërit, pavarësisht problemeve mes tyre. Ajo reagon e prekur nga kjo situatë.

Eni Çobani: Elton, jam shumë e prekur nga dashuria e jashtëzakonshme jotja kundrejt prindërve! Lotët e tu janë edhe lotët e mi! Kush do prindërit në këtë botë, ju sheh Zoti sipër edhe në qoftë se mirënjohja në tokë nuk është aq sa duhet, atje ku do të shkojmë do  të jetë mirënjohje më e madhe kështu që bravo të qoftë sepse e tëra kjo është një kontribut për prindërit e tu.

Eltoni vijon të lotojë nga dhimbja, teksa Çobani pranon diçka për herë të parë.

Eni Çobani: Eltoni është shumë i emocionuar. Është një djalë i mrekullueshëm. Do  ta kishte fat kushdo  ta kishte vëlla apo djalë. Elton je i veçantë, je fantastik! Ta kam thënë, kemi dy ditë bashkë dhe për herë të parë dua të pranoj një gjë: e ka pasur shumë të vështirë të vijë publikisht dhe më është lutur, madje tani është duke u dridhur, “që znj. Eni e kam shumë të rëndë sepse thellë, patjetër ata janë prindërit e mi dhe vëllai im. Të vish dhe të flasësh për vëllain dhe për nënën, nuk është e lehtë”.

/tvklan.al