#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#Serie#Julian#ereza#nusja
U martua me mblesëri, Juliani: Nuk e doja ish-gruan. Ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15
Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes nënë e bir nuk gjen një rrugë zgjidhjeje. Juliani nuk pranon të lirojë shtëpinë që i ka blerë nëna e tij dhe që ka mundur t’ia marrë nëpërmjet kontratës së dhurimit duke i thënë se po firmoste për librezat e ujit dhe dritave.
Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.
Eni Çobani: Shtëpinë ajo ia mori asaj mosmirënjohëses, asaj krimineles, asaj që ia hodhi të tëra poshtë.
Ardit Gjebrea: Shiko, ajo mosmirënjohëse dhe kriminele është nëna e fëmijëve të tu. Atë kriminelen ta dhanë me zor ty?
Eni Çobani: Kush ta dha?
Julian: Ma bënë me mblesëri. Mamaja më tha mua ta mbajmë që atë natë me gjithë babanë kur unë nuk e desha. Ata më thanë “epo mbaje”.
Ardit Gjebrea: Nuk e deshe ti, që natën e parë s’e deshe?
Julian: Nuk e desha. Babai e pëlqeu dhe mamaja dhe e mbajta.
Eni Çobani: Po mirë si e mbajte 15 vjet?
Julian: E mbajta për hir të fëmijëve.
Serije: Po e lije, e pe që nuk të shkonte, e lije.
Julian: Unë doja që të ndahesha mirëpo ndërhynte mamaja dhe babai, “mos, mos, mos”. E gëlltita dhe për hir të prindërve dhe për hir të fëmijëve, ajo nuk u shtrua dot që të hynte në brazdë me mua.
Eni Çobani: Serije, kërkesa jote e fundit ndaj djalit kush është?
Serije: Të lirojë shtëpinë.
Ardit Gjebrea: Julian, kemi mbaruar kohën televizive.
Julian: Një sekondë. Femra është shumë e zgjuar. Në qoftë se një femër e bën burrin për vete, burri gjithmonë ulet. Po kur femra do të dalë mbi burrin, si duhet të reagojë burri atëherë?
Eni Çobani: Prapë ta dojë.
Julian: Ajo ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15. Nuk kishte shanse.
Telefonata në orët e vona në ballkon, veprimet e ish-gruas që e bënë të dyshonte për tradhti
Juliani, i cili është thirrur nga nëna e tij Serija në “Shihemi në Gjyq” për konfliktin lidhur me një banesë, e akuzon se ajo është bërë palë me ish-bashkëshorten e tij. Ai bën me dije ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se i ka dhënë fund martesës 15-vjeçare prej së cilës ka dy vajza për shkak se gruaja ishte kokëfortë. Juliani shton se kishte disa veprime të gruas që e bënin të dyshonte për tradhti ndaj tij.
Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë. Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.
Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?
Julian: Fliste në telefon në orën 11.
Ardit Gjebrea: Me kë?
Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin, telefonin nuk ma linte mua ajo.
Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?
Julian: Në momentin që ma nxirrte telefonin, aty fillonin acarimet, debatet. Mamaja pastaj vinte dhe e përkrahte atë.
Eni Çobani: Njeriu flet edhe me prindin, edhe me motrën, një kushërirë…
Julian: I thosha kështu unë, ma jep pak telefonin, “s’kam punë”, thoshte. Ndërsa unë kur dilja për një kafe…
Eni Çobani: Pra ke dyshuar ti për bashkëshorten?
Julian: Po dyshova, dyshova 90%. Kur unë flisja me një shok më thoshte mua “Julian, ma jep çikë telefonin të flas. Urdhëro, i thosha unë se besim nuk kisha.
Eni Çobani: Të fshihej ty ajo kur fliste apo fliste para teje?
Julian: Besim nuk kisha as te ajo, as te kjo, as te mamaja.
Eni Çobani: Mamaja ishte me nusen thua ti?
Julian: Ishin bërë një të dyja, ishin kundra meje.
Një detaj tjetër që Juliani përmend është se bashkëshortja kthehej në shtëpi shumë më vonë se sa orari kur përfundonte punën dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Divorci i çiftit ka qenë një procedurë e vështirë edhe për shkak se ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Julianit dhe Serijes me pretendimin e dhunës psikologjike.
Sakrificat e një nëne: I kam rritur djemtë me gjakun e trupit, kam punuar si qeni. Më varej lëkura nëpër dafina…
Serija është një nënë që ka punuar 29 vjet për t’i siguruar një jetë të rehatshme 3 djemve të saj. Për 18 vjet ajo shleu kredi vetëm që të arrinte t’iu blinte secilit një banesë. Por në “Shihemi në Gjyq” e ka sjellë konflikti me djalin e vogël, Julianin, për të cilin thotë se e ka mashtruar.
Serija nis të rrëfejë në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kredia e shtëpisë për Julianin është mbyllur vetëm 4 vjet më parë. Asokohe, Serija pati probleme shumë të rënda shëndetësore.
Serije: Kur mora të këtij, unë u sëmura me tension në sy, me aritmi, nga variçet, me trombozë po dhe kur të arrijë puna do jua sjell të tëra me karta këto që kam bërë. Shqetësimi i madh që unë u sëmura dhe fillova të vija këtu.
Si ia mora hyrjen këtij, desha t’ia mobiloja të tëra përnjëherë që t’i ngjisja lart dhe të mos vuanin për fijen e shkrepëses. Unë për veten time kam vuajtur shumë. Nuk kam nga t’ia nis se i kam vuajtur vetë dhe nuk desha që të vuanin djemtë as për kaq. Iu kam marrë shtëpi, iu kam nxjerrë patentat, iu kam blerë makina, i kam rritur me gjakun e trupit. I kam rritur e kam punuar si qeni.
Juliani tenton të ndërpresë nënën, por ndërhyn moderatori Ardit Gjebrea duke i kërkuar të respektojë gjendjen, dhimbjen dhe sakrificën e saj sepse gjatë gjithë rrëfimit Serija ngashërehet.
Serije: Pastaj si u sëmura që vija për operacion këtu, mendoja vetëm për bankën, thoja bobo si do ta laj. Unë i merrja mjekimet që t’i bëja në shtëpi, unë i bëja në Pazar se mua më njihnin në Pazar klientët. Rrinte afër meje djali, por këtë nuk e njihte njeri. E pyesnin “ku e ke mamanë”, “nuk është”, i thoshte ky. Ato i thoshin “do vijmë të marrim kur të vijë mamaja”. Dilja nga e keqja, iu thosha klientëve jam e sëmurë, po lë djalin.
Eni Çobani: Çfarë shisnit ju zonja Serije?
Serije: Erëza shisja unë. Rigon.
Eni Çobani: Pra 29 vjet ju keni shitur erëza apo jo?
Serije: Malet e Gjirokastrës e të Përmetit, deri në Memaliaj të Tepelenës i kam gjezdisur vetë moj Eni sa më mbeteshin duart nëpër dafina moj Eni, më varej lëkura kështu.
Replika mes Eni Çobanit dhe Julianit: Gishtin dhe fjalë të tilla s’mund të m’i drejtosh
Juliani, i cili është thirrur në “Shihemi në Gjyq” nga nëna e tij, Serija për shtëpinë që ka arritur t’ia marrë përmes një mashtrimi, nis të konfliktohet edhe me ndërmjetësen Eni Çobani. Ai refuzon t’i kthejë shtëpinë nënës dhe i kërkon asaj para, kur në fakt shtëpia është blerë prej Serijes. I nxehur nga situata, ai i drejtohet Eni Çobanit dhe i thotë të mos ndërhyjë ose nuk do të përfundojë mirë.
Julian: Edhe ti zonja Eni, dëgjo këtu, mos ndërhy shumë në jetën time se nuk do ndahemi bashkë mirë.
Eni Çobani: Çfarë thua? Mua ma drejton atë gishtin ti? Me kë s’do ndahesh mirë, me mua?
Julian: Me ty, po.
Eni Çobani: Je në publik, je live, po dëgjohesh nga e gjithë Shqipëria, po të them edhe njëherë bëj kujdes se je përpara ligjit. Pra mua gishtin dhe fjalë të tilla nuk mund të m’i drejtosh. As të jam futur në jetën tënde, as kam ndërmend të futem në jetën e askujt.
Por shtëpinë që i ke mashtruar mamasë do ta kthesh bashkë me atë zonjën që ke në Itali, kaq po të them. Tani kjo zonja që ka punuar 29 vjet në tregun e Korçës, që ju ka bërë juve djemve me banesa, ti t’i thuash më jep paratë dhe pastaj të jap shtëpinë, djalë të tillë unë s’kam dëgjuar ndonjëherë!
“Ish-gruaja dhe mamaja do më njohin mirë, nuk e njoh frikën”, djali nxit reagimin e nënës
Juliani, djali i Serijes shfaqet shumë i vendosur në insertin e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai thotë se as ish-gruaja dhe as nëna nuk do të marrin shtëpi duke shtuar se nuk ka frikë nga asgjë.
Julian: Ish-gruaja dhe mamaja do më njohin mirë se kush jam. Duan të më nxjerrin nga shtëpia. Të bëhet nami të bëhet shtëpi nuk merr dot as ajo, as mamaja se mua më ka djersitur kurrizi për atë shtëpi. Jam Julian Zeka dhe nuk e njoh frikën nga asnjë lloj gjëje. Unë i bie plepit me një sëpatë.
“Rrit gjarprin dhe të ha kokën”, është komenti i Serijes pas hyrjes së Julianit në studio.
Nëna shkrehet në lot: E liga që të vjen nga fëmija nuk të vjen as nga Perëndia
Serija është një nënë që ka sjellë djalin e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo shfaqet duke dënesur. Ajo shprehet se prej 18 vjetësh ka paguar një shtëpi me kredi dhe ka vuajtur vetëm për t’i ofruar fëmijëve një jetë më të mirë.
Serije: Filloj të qaj natë-ditë dhe nuk ngopem. U kalba në dëborë dhe në shi vetëm që t’i plotësoja kushtet atyre fëmijëve. 18 vjet vetëm me kredi, kam lënë shtëpinë time atje. Paguaja nga 600 mijë Lekë kredi dhe unë dëshiroja që ta mbyllja ditën vetëm me një byreçkë. E liga që të vjen nga fëmija nuk të vjen as nga Perëndia.
Edhe kur hyn në studio, Seria vazhdon të ngashërehet dhe sqaron se problemi qëndron vetëm me njërin prej djemve.
Ardit Gjebrea: Ti the që ke sakrifikuar shumë për fëmijët apo jo?
Serije: Jashtë mase kam sakrifikuar zoti Ardit.
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?
Serije: Tre djem kam.
Ardit Gjebrea: Por ti problemin e ke me të fundit?
Serije: Po, me djalin e vogël./tvklan.al