#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“E kam gjetur të vogël”, Eni Çobani uron djalin e ditëlindjes

Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nisi me një urim të veçantë. Ndërmjetësja Eni Çobani mori disa sekonda për të bërë një urim të veçantë për djalin që “është rritur në sytë e saj”. Joni, djali i moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas feston ditëlindjen.


Eni Çobani: Sot është 18 maj dhe besoj ndonjëri edhe e ka harruar, por unë jo.

Ardit Gjebrea: Kur thua “ndonjëri”,  e ke fjalën për mua?

Eni Çobani: Më lejo të uroj atë që e dua pafund sepse e kam gjetur shumë të vogël dhe më duket sikur është rritur në sytë e mi, Joni! Joni Gjebrea sot ka ditëlindjen!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Eni Çobani: Joni i dashur, ti je larg, por unë e ndiej veten sikur jam me ty, të dua shumë! Gëzuar  ditëlindjen! Gëzuar zemër!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Eni Çobani: Gëzuar Ardit! Ju patjetër që e keni uruar që në të gdhirë, s’diskutohet, Anila me pikën e saj të dobët, pa diskutim.

Ardit Gjebrea: Edhe unë gjithashtu!

“Mallkuar dita kur e njoha!” Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh me të sepse ishte i martuar.

“Nuk ka më keq se të marrësh një burrë të martuar! Qoftë mallkuar ajo ditë që u njoha me të!”, tha ajo në insertin prezantues. Kur hyri në studio, ajo sqaroi se Bashkimi ishte i divorcuar kur u njoh me të.

Në insertin e tij, Bashkimi i cili është baba i 5 fëmijëve, thotë se nuk e lëshon pasurinë e tij.

“Kam punuar tërë jetën. Kam 5 fëmijë dhe tani po më nxjerrin jashtë se duan të më marrin pasurinë, të më lënë pa shtëpi e pa gjë. Nuk lëshoj asnjë centimetër! Është djersa ime që kam derdhur për tërë jetën!”

Dilberja thotë se bashkëshorti i saj i ka premtuar shumë  gjëra prej momentit kur janë njohur në vitin  2011 dhe nuk është realizuar ndarja e pasurisë. Kjo është një nga arsyet që e ka sjellë, si dhe fakti që e akuzojnë se ka qenë ajo shkaku i ndarjes  së Bashkimit me gruan e parë.


Bashkim: Unë jam i divorcuar, kisha gruan e parë me 4 kalamaj. Kam punuar tërë jetën, erdhëm nga Burreli në Tiranë…

Dilbere: Po mirë mo mirë, ç’më duhet mua se çfarë ke bërë ti me të parën? Mua më duhet jeta ime se  më ke  premtuar shumë gjëra e s’ke arritur asgjë. Ç’më duhet mua?

Bashkim: Të gjitha gjërat i ke, shtëpinë e ke…

Dilbere: Nuk kam as shtëpi, kam vetëm djalin.

Bashkim: Edhe shtëpinë, edhe djalin, edhe burrin e  ke.

Dilbere: Jo, nuk kam asgjë. Kur t’i  bësh ti me letra, atëherë i kam. Ore unë fëmijët e tu as nuk i njoh, më  keni akuzuar kot se unë kam ndarë çiftin  kur unë nuk kisha asnjë lidhje as me ty, as me njeri!

Eni Çobani: Pra Dilbere që ta kuptojë publiku, ju akuzoheni që jeni futur mes çiftit të parë, me znj.  Lumturie që është bashkëshortja e parë dhe e ke ndarë ti Lumturinë nga Bashkimi?

Dilbere: Po.

Bashkim: Ti nuk ke probleme për atë punë…

Eni Çobani: Jo, ka probleme se akuzohet. Është shumë e thjeshtë në rolin tuaj si bashkëshort të thuash që s’ka probleme me ty. Për gruan është tjetër gjë sepse në qoftë se vjen akuza nga gruaja e parë juaja dhe  nga 4 fëmijët, është shumë e rëndë që ta përballojë.

Bashkim: Siç më gjetën mua këto halle, edhe ajo do t’i përballojë.

Eni Çobani: Po tani ti s’e more për halle, më vjen keq!

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi  në Gjyq” nga “E  Diela Shqiptare“ në Tv Klan. Bashkimi ka pasur një martesë 27-vjeçare me Lumturinë, me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë martesës ata kanë vendosur si pasuri një apartament dhe një shtëpi. Pas divorcit, ka filluar pjesëtimi i pasurisë, i cili s’ka marrë ende formë të prerë.

Nga martesa me Dilberen, ka një djalë 11-vjeçar, por kjo e fundit nuk ka siguri për jetesën nëse Bashkimi  largohet nga jeta para saj. Dilberja thotë se fëmijët e Bashkimit shkojnë në pronën e saj, hyjnë me polici duke pretenduar se janë bashkëpronarë. Dilberja kërkon që Bashkimi t’i dhurojë asaj shtëpinë, kurse ai jo. Konflikti mes tyre arrin deri në pikën sa ajo të thotë se “dashuria ka mbaruar”.


Dilbere: S’bëheesh djalë i ri pasi ke dalë në pension!

Eni Çobani: Pse, s’është si djalë i ri?

Dilbere: Jo, jo i ri është në kohë të vet, jo sot që ka dalë në pension.

Eni Çobani: Ja se Dilberja flet më mirë se unë, nuk flas! Atëherë Dilberja ka një sakrificë më të madhe.

Dilbere: Unë dua shtëpinë me letra se jetës nuk i dihet!

Eni Çobani: Pse Bashkimin nuk e do ti? Burri nuk merret vetëm për shtëpinë se tani po të kthehem edhe ty.

Bashkim: Kemi bërë disa herë gjyqe.

Eni Çobani: Do bësh edhe shumë gjyqe të tjera ti se kjo punë nuk mbaron, është pafund!

Bashkim: Nuk po them që ajo mos të marrë pjesë, unë nuk kam qenë dakord. Jemi ndarë, 50 me 50.

Dilbere: Jo znj. Eni! Dua shtëpinë!

Eni Çobani: Do shtëpinë të ta dhurojë ty?

Dilbere: Po, të ma dhurojë shtëpinë time. Bashkim, dua shtëpinë. Dhuroje shtëpinë në emrin e çunit,  shtëpinë që kemi, tjetrën lërja asaj.

Bashkim: Mos ki merak, edhe shtëpinë aty e ke nuk ta merr kush!

Dilbere: Jo, nuk e kam aty, e dua me letra se ato vijnë tek unë. Nuk je ti në shtëpi, ato vijnë tek unë. Jo, e dua me letra shtëpinë, me letra!

Bashkim: Do të ta japim me letra por shko ulu atje!

Dilbere: E dua me letra!

Bashkim: Do e marrësh edhe ti me letra.

Dilbere: E ka  marrë ajo, e ka marrë. E ka marrë, si s’e ka marrë? Pallatin me 14 milionë, sot nuk bën një  makinë 14 milionë lekë. Si s‘e ka marrë shtëpinë ajo?

Eni Çobani: Po 14 milionë ia ka vendosur gjykata asaj, nuk e ka vendosur ajo. Dilbere, e ke marrë me dashuri ti këtë a me çfarë e ke marrë?

Dilbere: Jo, jo, s’ka dashuri më.

Eni Çobani: Po mos e merrje!

Dilbere: Ka vdekur dashuria! Të jesh në rrugë ka vdekur dashuria!

Më thoshte s‘dua fëmijë se kam 4”, prapaskenat e martesës së vonuar

Dilberja dhe Bashkimi janë bashkë që prej vitit 2011, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë debatit në “Shihemi në Gjyq” del një detaj nga martesa e tyre. Ata janë lidhur në 2011, por Bashkimi s’e kishte përfunduar ende procesin e divorcit. 

Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Dilberja shpjegon se janë martuar ligjërisht në 2014, kur ka lindur djali. Ajo thotë se edhe për djalin, Bashkimi ka pasur kundërshtime në fillim sepse nuk donte të bëhej sërish baba.


Dilbere: Martesën ligjore e kemi lidhur më vonë, kur na ka lindur çuni, në 2014.

Eni Çobani: Më the në 2011, mendova… Edhe për këtë ka vonuar, pse ka vonuar?

Dilbere: Ka qenë pa ligj, pa letra. Kur ka lindur çuni, kanë bërë divorcin se ka qenë në proces divorci dhe duhej bërë divorci që të bëja unë celebrimin.

Eni Çobani: Pra ti e ke marrë të martuar, të padivorcuar?

Ardit Gjebrea: Ishte në proces divorci.

Eni Çobani: Po jo edhe ky është një gabim se nuk mund ta marrësh zonjën se ajo mund të sillte në jetë një fëmijë dhe fëmija do të regjistrohej me Lumturinë e Bashkimin, edhe ky është një problem tjetër.

Dilbere: Edhe për djalin nuk ka qenë dakord se më ka thënë unë kam fëmijë, unë nuk dua fëmijë më dhe ne kemi këmbëngulur shumë…

Eni Çobani: Si e solle ti fëmijën në jetë, me Bashkimin e ke sjellë.

Dilbere: Me Bashkimin, por kam këmbëngulur shumë për të bërë atë fëmijë se nuk dëgjonte, thoshte nuk bëj fëmijë se kam 4 fëmijë, se ka qenë puna te pasuria se unë për të vdekur kisha, fëmijë s’kishim,  pasurinë fëmijët e tij do ta merrnin s’do e merrja unë.

/tvklan.al