#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Po më hanë lekët bota!” Babai tërbohet me djalin: Flas me veten, nuk fle gjumë natën!

Astriti ka kërkuar që të përballet me bashkëshorten, Nadiren në “Shihemi në Gjyq”, por ajo vjen e shoqëruar edhe nga djali i tyre, Mondi. Konflikti që i ka sjellë në rubrikën e së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan ka përçarë familjen pasi duket se janë formuar dy pole.

Astriti thotë se ai dhe Nadirja kanë qenë në SHBA kur kanë autorizuar djalin që të tërhiqte 50 mijë euro në bnkë dhe të blinte një shtëpi në Fier. Këtu lind edhe problemi pasi prej 5 muajsh nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë.

Astrit: I kam dhënë autorizimin me vulë nga Amerika që të tërhiqte lekët në bankë e të blinte shtëpinë. Besova se si djalë, si evlat dhe i thashë të keqen babai, ki kujdes se është koha e mashtrimit!

Mondi: Ore zotëri, sot mua këtu për çfarë më ke sjellë?

Astrit: Mos më thuaj mua zotëri ti! Të thashë ki kujdes, “jo babi, prit për 2 javë do të marr certifikatën”.  Bëj 5 muaj, nuk ke ndërmend të marrësh certifikatë, prandaj të kam prurë këtu zotëri ta marrë vesh gjithë Shqipëria, edhe miqtë e shokët që kam unë që kam arritur në këtë gjendje që flas me veten, nuk fle gjumë natën unë! Nuk janë pak, i thonë 50 mijë euro! Nuk janë pak, po më ikën mendja, nuk di çfarë të  bëj! Ku të vete, ku të mbytem unë? Unë jam i sëmurë! Më thuaj mua, ku të vete unë tani?

Mondi: Unë ku të vete?

Eni Çobani: Po tani çfarë dyshon te djali?

Astrit: Unë dyshoj se këtë e kanë mashtruar ose janë lekët… tani lekët i ka të shkruara në letër ai, por ato janë letra bakalli për mendimin tim! Një këtu, një kështu, i kanë ngatërruar, i kanë bërë lëmsh! Se çfarë janë ato, unë s’po marr vesh!

Mondi thotë se babai i ka nxjerrë jashtë të dy dhe ata s’kanë ku të qëndrojnë. Astriti ia bën të qartë se derisa të zgjidhet problemi i parave të tij, kjo situatë s’do të ndryshojë. Mondi kundërshton dhe thotë se ka edhe ai kontributin e vet, por përballet me reagimin e ashpër të të atit.

Mondi: Ti pse më ke nxjerrë nga shtëpia mua?

Astrit: Derisa të marrësh certifikatën, nuk të lë në shtëpi!

Mondi: Edhe bravën e shtëpisë e ke ndërruar!

Astrit: E ndërrova se e kam blerë unë shtëpinë, janë lekët e mia, gjaku im!

Mondi: Po pse, unë s’kam lekë?

Astrit: Ti ore? Ajo ka, po ti asnjë kokërr leku! Ja një unazë që ma ke blerë, na merre këtë, të kam dh**rë  mu në të unë! Çfarë më ke bërë ti? Unë po të mbaj me bukë ty ore! Ju kam mbajtur me bukë të tërëve! Edhe ajo, nuk e hedh poshtë, u bë me ty tani ajo?

Gjatë kësaj bisede, Nadirja thotë se është në anën e djalit. Mondi përsërit  sërish se ka pjesë tek paratë për të cilat flitet, por këtë herë Astriti nuk përmbahet.

Mondi: Lekët më ka dërguar një vulë apostile, një autorizim që unë të tërheq lekë nga banka. Lekët ishin në emër të babit, të mamasë, kisha edhe ca të miat.

Astrit: Ku kishe ti, çfarë kishe ti? Ato lekë i kam marrë borxh unë o majmun! Ku kishe lekë, çfarë lekësh kishe? Ku i gjete lekët ti? Ku i gjete lekët ti o majmun? O shejtan!

Pasi rimerr sërish fjalën, Mondi thotë se para 6 muajsh ka bërë një kontratë me Njazi Vrenozin te noterja Anila Haxhiu në Fier. Por Eni Çobani vë re se kontrata në fakt i përket vitit 2018, çka do të përbënte një  shkelje. Djali vijon dhe thotë se ai ka pasur njohje me këta njerëz, çka e bën Astritin të humbasë sërish kontrollin.

Mondi: Personat që unë kam blerë shtëpi, i kam njohur edhe më përpara.

Astrit: Po kur i ke njohur ti… me ata mashtruesat atje ti ore? Ore i paske njohur ti m*t dhe më thua mua…

Mondi: Ore ik te vendi!

Astrit: Po më hanë lekët bota! Ça bën ti? Je në metro ti? Ke tru apo s’ke? U të dhj**sha mu në shkollë,  me gjithë shkollën tuaj! Të marrtë dreqi të marrtë! Më nxive jetën! Për shoqërinë, thua ti s’ka më, i miri i  botës, i ligu i shtëpisë ore? Ç’të dua unë ty? Djalë i mirë, o alamet djali ti, bukurosh i madh!

“Të bëfsha mu në…”, babai i kthen mbrapsht dhuratën djalit

50 mijë euro të cilat u përdorën për blerjen e një shtëpie janë bërë shkak që Astriti të përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshorten, Nadiren dhe djalin, Mondin. Siç shpjegoi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me këto para ai kishte autorizuar të birin që të blinte një shtëpi në Fier pasi çifti ndodhej në SHBA.

Çështja është se sot, pas 5 muajsh nuk kanë certifikatën e pronësisë. Astriti dyshon se ka një mashtrim në këtë mes dhe i ka nxjerrë nga shtëpia gruan e djalin. Babai i kërkon djali certifikatën e pronësisë, të  cilën ky i fundit s’e ka.

Mondi: Shtëpia është e jona dhe ti na ke nxjerrë përjashta! Sot ti na ke nxjerrë përjashta!

Astrit: Bjermë lekët ore, dua lekët!

Mondi: Lekët… s’kam lë lekë unë tani, bleva shtëpinë me lekët unë.

Astrit: Më bjer certifikatën e shtëpisë, të shikoj edhe unë! S’kam asnjë gjë, unë jam kot!

Mondi: Ku ta gjej certifikatën, unë s’kam marrë për vete! Unë s’e kam marrë fare certifikatën!

Astrit: Qysh ore? Të nesërmen thotë kështu ai, as më ka dhënë lekë, ca letra bakalli aty!

Gjatë debatit, Astriti shprehu disa herë shqetësimin që i ka sjellë kjo situatë. Ai tha se ato janë paratë e gjakut të tij, pa lënë mënjanë eedhe bashkëshorten, por të birit nuk ia pranon kontributin. Madje arrin deri aty sa t’i kthejë mbrapsht dhuratën që i ka bërë.

Astrit: Ke punuar gjëkundi ti? Ke punuar?

Mondi: Pse, pa një ditë pune…

Astrit: Një herë që vajte në emigrim, ja më bleve dhe një unazë… na! Të bëfsha mu në…

Mondi: Bjere se e marr! Po nuk e do, e marr unë!

Nadire: Ik te vendi yt atje, mos më rri këtu mua!

Astrit: Ti mbylle ti!

Nadire: Ik te vendi yt, mos fol shumë!

50 mijë euro për asgjë! Banesa shitet dy herë, ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë prej ndërtuesit Njazi Vrenozi u mor, por nuk kanë certifikatë pronësie. Astriti dhe Nadirja, e cila ndodhet përballë tij në “Shihemi në Gjyq” duke përkrahur djalin e tyre, hynë në këtë shtëpi por pas një muaji dikush trokiti në derën e tyre dhe i ka thënë se apartamenti është i tiji.

Ky konflikt e ka sjellë Astritin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke kërkuar përgjigje nga djali, të cilin e ka nxjerrë jashtë bashkë me Nadiren. Rubrika e emisionit mundëson një lidhje me Njazi Vrenozin,  i cili thotë se ka pasur një menaxher në kompaninë e tij, Jetmir Hysën të cilit i kishte dhënë prokurë dhe ai ka kryer veprime të tjera. Ky person aktualisht ndodhet  në burg.

Eni Çobani: Ju pretendoni që paratë në dorë nuk i keni marrë ju,por i ka marrë  Jetmir Hysa?

Njazi Vrenozi: Një pjesë kam qenë unë prezent për kapar. Të dy bashkë.

Eni Çobani: Ndërkohë pjesën tjetër e ka marrë  Jetmiri vetëm?

Njazi Vrenozi: Tani unë flas sipas noteres.

Ardit Gjebrea: Edmond, sa para ke paguar?

Mondi: 45.

Ardit Gjebrea: Ti ke dhënë 45 mijë euro. Para noteres i ke dhënë?

Mondi: Jo. Jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Sipas pretendimit tënd, sa para i ke dhënë ti Njaziut?

Mondi: Të gjitha more se bashkë kanë qenë, të gjitha.

Njazi Vrenozi: Sa më ke dhënë o burrë?

Mondi: Në kontratë është e shënuar 42.

Ardit Gjebrea: I ke dhënë përpara noteres?

Mondi: Janë dhënë jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Po pse? Kush t’i kërkoi?

Mondi: Zotëria.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu?

Mondi: Po.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu m’i jep jashtë zyrës së noteres?

Mondi: Në momentin që është bërë kontrata e fundit kjo, janë shlyer komplet lekët. Ai ka marrë lekë edhe më përpara jashtë zyrës, ka marrë 2000 në fillim, ka marrë 9, ka marrë 8 pastaj, ka marrë prapë 9. Në fund, kur është bërë kjo kontrata e fundit, është shlyer totalisht.

Lidhur me datën e kontratës e cila i përket vitit 2018 kur Mondi tha se është lidhur 6 muaj më parë,  Njaziu ia atribuon “djalit që ka bërë shumë falsifikime”.  Sa i përket rishitjes së apartamentit, ai thotë se familja ka hyrë vetë pa mbaruar procesi gjyqësor me pronarin e parë.

Mondi: Përse ky kur e ka shitur një herë dhe nuk e ka zgjidhur kontratën me personin e parë, përse më ka mashtruar mua dhe më thënë që kam apartament për të shitur?

Njazi Vrenozi: Tani ai ka shumë të drejtë, por unë i kam thënë pa mbaruar ti s’do të marrësh çelës.

Eni Çobani: Ta ka thënë që është në proces gjyqësor?

Mondi: Jo. Asnjëherë!

Njazi Vrenozi: Dy fjalë tani! Në momentin që jam zënë me Jetmir Hysën, i kam thënë mos bëj gabim t’i japësh çelësin, t’i japësh kapar pa mbaruar gjyqi. Dale të flas unë njëherë ore! Fole ti, dëgjova unë! Pa mbaruar gjyqi, ky zotëria ka shkuar dhe ka ndërruar çelësat  dhe është futur në shtëpi pa më pyetur  mua.

Nadire: Ai e kishte në dorë çelësin.

Njazi Vrenozi: Çelësin e kisha unëm jo ai! Unë ia dhashë çelësin për ta parë shtëpinë, a e pëlqen.

Eni Çobani: Po si, ju morët tani 19 mijë euro. Vetëm kapari ka qenë 19 mijë dhe ky nuk futej dot se nuk e kuptoj, për çfarë  u morën 19?

Njazi Vrenozi: 19 kishte marrë ai djali dhe unë pranova, i firmosa dhe i kam thënë pa mbaruar gjyqi,  nuk  do të shkosh te shtëpia!