E dinit? Viagra mund të përmirësojë shëndetin tuaj


E dinit? Viagra mund të përmirësojë shëndetin tuaj

00:02 10/02/2024

Viagra zë një vend të veçantë në zemrat e miliona meshkujve që vuajnë nga mosfunksionimi erektil. Por siç rezulton, pilula e vogël blu ka një përfitim tjetër: mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar i Londrës zbuluan se, burrat që përdorin ilaçe për nxitjen e seksit si Viagra dhe Cialis, kishin 18 për qind më pak gjasa që të zhvillonin sëmundjen e trurit, në krahasim me ata që nuk i përdornin këto ilaçe.

Pilulat funksionojnë duke zgjeruar enët e gjakut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në penis – dhe gjithashtu mund të rrisin qarkullimin në tru.

Por ulja e rrezikut të Alzheimerit nuk është i vetmi përfitim i jashtëzakonshëm shëndetësor i këtij ilaçi të vogël, por të fuqishëm.

E bën më të lehtë urinimin

Përveçse ndihmon meshkujt të mbajnë ereksionin, Viagra gjithashtu mund t’ua bëjë më të lehtë urinimin meshkujve.

Rreth 1/3-ta e meshkujve të moshës mbi 50 vjeç, vuajnë nga probleme urinare. Këtu mund të përfshihet rrjedhja e dobët e urinës dhe ndjesia zhgënjyese që fshikëza nuk është zbrazur plotësisht pas urinimit.

Viagra vepron duke rritur qarkullimin e gjakut në penis, gjë që relakson përkohësisht muskujt dhe ndihmon në urinim.

Zvogëlon tumoret kancerogjene

Viagra gjithashtu mund të zvogëlojë tumoret që gjenden në ezofag, sipas një studimi të ri.

Kur shkencëtarët nga Universiteti i Southampton testuan ilaçet në qelizat e kancerit të ezofagut në laborator dhe në minj, ata zbuluan se kimioterapia ishte efektive në 75 për qind të rasteve.

Trajton hipertensionin pulmonar

Hipertensioni pulmonar është një rritje e presionit në enët (arteriet) e gjakut që bartin gjak në mushkëri. Pra, ndodh që këto arterie mund të ngushtohen, bllokohen ose të dëmtohen dhe për këtë arsye ato nuk arrijnë të bartin sasinë e duhur të gjakut në mushkëri.

Ilaçe si Viagra, mund të vijnë në ndihmë duke relaksuar enët e gjakut në gjoks dhe duke ulur presionin e gjakut në mushkëri. Në këtë mënyrë, zemra e ka më të lehtë të pompojë gjakun. /tvklan.al









Të ngjashme