E Djathta e Bashkuar mblidhet për të diskutuar qëndrimin e saj të ardhshëm në lidhje me Kushtetutën. Në takimin e sotëm është hedhur ideja që për Kushtetutën nuk duhet dalë nëpër tribuna por ajo çfarë mund të bëhet në këtë fazë është nxitja e mendimit kostitucionalist dhe të specializuar. “PO”-ja që i ka dhënë grupimi Kushtetutës duke qënë vetë pjesëmarrës në hartimin e saj, nuk përjashton shumë vërejtje për nene të caktuara. Këtu hyn dhe ligji i shumë diskutuar për referendumet për të cilën së fundmi është trokitur dhe në dyert e Gjykatës Kushtetutese. Për të gjitha vërejtet që kanë për ligjin themeltar, të djathtët hodhën idetë se në të ardhmen gabimet mund të korigjohen me anë të amendamenteve të ndryshme.

Pamje nga mbledhje grupimi E Djathta e Bashkuar. Arian Madhi, Shpëtim Rroqi./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti