Në Gjermani dhe Francë po humbin mbështetjen

E djathta ekstreme e Evropës ka patur disa dështime kohët e fundit. Partia kryesore opozitare e Gjermanisë AFD aktualisht është nën vëzhgim nga autoritetet shtetërore për ekstremizëm.

Agjencia e zbulimit të brendshëm po e hetojnë Aleancën për Gjermaninë pas njoftimeve për lidhjet e saj me ekstremistët e djathtë dhe si një organizatë që paraqet kërcënim për demokracinë.

Grupet ekstremiste të së djathtës në Evropë krahas çështjeve të vjetra si imigracioni, po shfrytëzojnë probleme të tilla të reja si Covid-19 të frymëzuar nga homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Këtë javë, qeveria franceze shpërndau grupin francez të rinjve të quajtur “Identiteti i Gjeneratës”. Ata akuzohen për gjuhën e urrejtjes, për faktin se po sillen si një milici private dhe se mbajnë lidhje me grupe ultra të djathta me programe raciste.

Mesazhi i tyre është i qartë: emigrantët nuk janë të mirëpritur në Francë. Ish-Presidenti Trump dhe ngjarja e 6 Janarit në Capitol gjithashtu kanë patur mbështetjen e krahut të djathtë në Evropë.

Shumë njerëz në të djathtën ekstreme franceze, brenda lëvizjeve më ekstreme, veçanërisht neo-nazistët, e shikojnë zili atë që ndodhi në Kapitol më 6 Janar, por ndryshe nga SHBA, të mbash armë zjarri në Francë është jashtë çdo diskutimi.

Një shenjë e kësaj është se partia kryesore opozitare e Francës, Rassemblement National, e së djathtës ekstreme, është distancuar tashmë nga lëvizja e quajtur si identiteti i Gjeneratës, edhe pse e kritikoi shpërbërjen e saj.

Udhëheqësja e kësaj partie Marine Le Pen i ka hedhur sytë nga zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Ekspertët besojnë se për të fituar, asaj do t’i duhet ta paraqesë partinë e saj si një parti më afër rrjedhave të qendrës.

Klan News