Ka nisur protesta e opozitës tek Bulevardi i Ri në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, një numër i konsiderueshëm njerëzish janë mbledhur në këtë tubim, që siç kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar, do të jetë paqësor.
Thirrjet që dëgjohen janë të tipit “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”, “Liri, demokraci!” apo “Duam votat tona”.
Protesta po zhvillohet teksa në Tiranë janë ende 52 liderët e Komunitetit Politik Evropian, për të cilët opozita beson se do marrin një mesazh sa i takon mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet.
Pritet të shohim se si do vijojë kjo protestë këtë të Premte, ndërsa vlen të theksohet se Berisha ndodhet në Bruksel.
/tvklan.al