Një 33-vjeçar është arrestuar dhe një 45-vjeçare është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi tentuan të fusnin në burgun e Vlorës një sasi kanabisi.

Sipas policisë, 33-vjeçari me iniciale K.K. kishte siguruar një sasi të vogël lënde narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda atleteve sportive.

Këto atlete ia kishte dhënë 45-vjeçares me inciale L.B., e cila tentoi t’i fuste në burgun e Vlorës dhe t’ia jepte djalit të saj, i cili vuan dënimin për vjedhje. Gjatë kontrollit nga gardianët, brenda atleteve u zbulua lënda narkotike e llojit kanabis.

Pas hetimeve, uniformat blu arrestuan 33-vjeçarin që kishte siguruar drogën dhe proceduan në gjendje të lirë gruan 45-vjeçare për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”. /tvklan.al