Ludmilla Navalnaja, nëna e liderit të opozitës anti-Putin, Aleksei Navalni që ndërroi jetë në rrethana të paqarta në burg më 16 Shkurt, thotë se autoritetet ruse i kanë vënë një ultimatum për trupin e të birit.
Deri mesnatën e kësaj të shtune, asaj i është ofruar, ose të pranojë të jetë e pranishme në një ceremoni të fshehtë për varrimin e të birit ku të mbajë sekret detajet, ose përcjellja e tij për në banesën e fundit do të kryet nga autoritetet e burgut arktik, ku Navalni vuante dënimin.
Në marrëveshjen që i është kërkuar të firmosë, Ludmilla Navalnaja detyrohet të pranojë se i biri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Julia Navalnaja dhe grupi i aktivistëve të drejtuar tashmë prej saj mbështesin pretendimet se Aleksei është helmuar me urdhër të Vladimir Putinit.
Në këtë linjë janë edhe udhëheqësit perëndimorë, ndërsa Moska i konsideron akuzat “histeri kolektive”.
Tv Klan