Selvio 23-vjeç ka ftuar të ëmën në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për ta bindur atë të martohet me të atin. Ata janë një familje mjaft e shëndetshme, por prindërit nuk e kanë bërë kurrë celebrimin, për shkak të disa problemeve me pronat që e ëma ka me motrat dhe vëllezërit.

Ajo nuk do që të përfshijë familjen e saj në këto probleme dhe thotë që sapo të zgjidhë këtë çështje, ajo do martohet me burrin.

Violeta: Djali po më befason sot. Unë kam halle të tjera, dua të zgjidh çështjen e pronës. Zonja Eni në shtëpi kemi qenë 6 fëmijë, të gjithë u martuan dhe u rregulluan. Mbeta unë me prindërit, në ’94 mamaja ime ndërroi jetë. Babai jetoi edhe 5 vite e gjysmë pas vdekjes së nënës.

Selvio: Nuk të kam sjellë këtu për të treguar se sa është prona dhe çfarë ka prona.

Violeta: Kjo është arsyeja pse mami nuk martohet. Bashkëshorti im ma ka kërkuar që kur jam martuar duke parë sherret e vazhdueshme, më ka thënë që nuk dua të martohem me celebrim.

Eni Çobani: Si bashkëshorti ta kërkoi këtë?

Violeta: Në fillim ai, pastaj unë është e pashë të arsyeshme.

Selvio: Nëse më shikon mua, shikon kopjen identike të babit edhe atij nuk i intereson prona fare.

Eni Çobani: Është indiferent ndaj pronës.

Selvio: Nuk do t’ja dijë fare, nuk është i interesuar.

Eni Çobani: Do dhe babai të martohet me mamin?

Selvio: Po normal.

Violeta: Nuk e kam menduar ndonjëherë që të më sjellë djali tek Klani. A e di se kush është Klani moj mami? E sheh gjithë bota, është turp për mua.

Ardit Gjebrea: Po dhe ti martohu (qesh).

Violeta: Jo nuk martohem pa mbaruar këtë hall.

Ardit Gjebrea: Kureshtar jam, pse nuk u martuat ju?

Violeta: Kam dashur të mbroj nga sherret burrin, familjen.

Selvio: Si u martove me babin, si nuk u martove nuk është se ai humbi apo fitoi.

Violeta: Në ’95-ën babai më dhuroi shtëpinë dhe gjysmën e tokës, vëllait gjysmën tjetër.

Ardit Gjebrea: Po fëmijëve të tjerë?

Violeta: Ata ishin dakort sepse babai nuk e bëri në fshehtësi këtë punë, tani pas 27 vitesh nxjerrin pretendime.

Ardit Gjebrea: Po ty ç’të pengoi të martoheshe atëhere?

Violeta: Atëhere kisha grinde me vëllain që i la babai tokën.

Violeta: Motrat më kanë befasuar tani. Një natë të bukur vjet vjen motra, jam edhe binjake me të që binjaket bëjnë për njëra-tjetrën. Më befasoi, u ulëm, hëngrëm tamam dhe në oxhak duke ndejtur më tha motër e dashur mundin e ke bërë, ti pa gjumë ke ndenjur, sakrificat i ke bërë, por unë e dua pjesën e mamit. Të them të drejtën jam befasuar, ti më njeh mundimin dhe nuk ma njeh dhurimin? /tvklan.al