E frikshme, gruaja gjen 18 gjarpërinj poshtë shtratit…




E frikshme, gruaja gjen 18 gjarpërinj poshtë shtratit…

11:10 17/07/2021

Trish Wilcher. një grua në SHBA ka zbuluar diçka shumë të çuditshme në shtëpinë e saj. Ajo tregon se kishte dëgjuar disa zhurma dhe më pas ka nisur kontrollet.

Disa sekonda më vonë, ajo sërish dëgjoi një zhurmë tjetër në shtëpinë e saj në Georgia dhe pas shumë kërkimesh arriti të gjejë 18 gjarpërinj që jetonin bashkë me të.

Ajo dyshon se zvarraniku i kishte lindur të vegjëlit e saj pak ditë më parë brenda banesës së saj.

Wilcher ka publikuar në mediat sociale dhe fotot e gjarpërinjëve, të cilët zvarriten brenda banesës së saj./tvklan.al





Të ngjashme