Vlera e kësaj lënde narkotike shkonte deri në 568 mln dollarë
Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës e kapur në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike kanë sekuestruar rreth 5,7 tonë kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner me destinacion Gjermaninë në portin e Southampton.
Mediat e huaja shkruajnë se lënda narkotike ishte transportuar nga Amerika e Jugut dhe nëse do të dilte në treg fitimet nga shitja e kësaj lënde narkotike do të shkonin në më shumë se 568 milionë dollarë.
Hetimet për të identifikuar kriminelët e përfshirë po vijojnë nga autoritetet britanike.
Para këtij sekuestrimi të kësaj lënde narkotike, kapja më e madhe e drogës në Mbretërinë e Bashkuar ishte një ngarkesë kokaine prej 3.7 tonësh e gjetur në Southampton dy vite më parë.
Klan News