Tashmë ka startuar edhe nata e 6-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nga 11 vajza sonte pritet të mbeten vetëm 10-të.

Gara është bërë më e fortë, teksa disa nga konkurrentet kanë pasur nga dy takime me Saimirin dhe kanë krijuar më shumë afrimitet më të.

Meri ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë.

Ata kanë bërë një shëtitje me makinë dhe më pas kanë ikur në vilën e princit për të zbukuruar pemën e Vitit të Ri.

Meri gjithashtu ka shprehur një bezdi ndaj Saimirit, për faktin që kanë ardhur vajza të reja në garë për të fituar zemrën e tij.

Saimiri: Sa i mirë qenke bërë, fiks si ato francezet

Meri: Edhe ti fiks si gjermanët, erdhe tamam në kohë. Si je?

Saimiri: Mirë. Do lëvizim që këtu?

Meri: Po. Unë e di që ti i pëlqen ëmbëlsirat dhe të solla ëmbëlsira

Saimiri: Më ka dalë nami tani. Faleminderit!

Meri: Tani sikur jam pak më e qetë sepse gjithë këto javë mendoja…

Saimiri: Ndoshta edhe ke menduar që ky nuk më sheh, nuk ka sy për mua, nuk e ka mendjen, por edhe kur po kërcenim të shihja ty në cep, të kisha parë me kohë.

Meri: Mua më ka bezdisur diçka. Nuk jam posesive apo xheloze, thjesht më bezdisi fakti që ishim 12 vajza dhe erdhën tre të reja. Ti kishe postuar në Instastory që dëshiroje ende vajza të reja.

Saimiri: Unë nuk thash dëshiroj vajza të reja, atë e bëra më shumë për humor. Por unë s’mund ta bëj këtë që të zgjasë 5 vjet programi.

Meri: Po kjo tregonte që ne nuk jemi mjaftueshëm për ty atje.

Saimiri: Meqë jemi në prag të Krishtlindjeve të kam sjellë këtu që të blejmë disa gjëra dhe të dekorojmë pemën e Vitit të Ri. Më dukesh pak si…jo se je njëri i ftohtë por shpresoj që ti të dalësh nga ajo komfort zona jote.

Meri: Më pëlqen se si je sjellë sot me mua. Ka ndonjë gjë që të ka mërzitur në këtë program.

Saimiri: Më vjen keq kur vajzat sillen në një formë shumë të ulët me njëra-tjetrën. Ndaj të kam vlerësuar ty se nuk merresh fare me to, sheh punën tënde dhe s’merresh me njerëzit e tjerë.

Meri: Nëse mendon të kesh një partnere, mendon ta kesh edhe partnere njëkohësisht edhe shoqe

Saimiri: Nuk diskutohet, por shoqe më duket shumë larg se partnere është shumë intime, është gjëja më intime. Me partneren ndan krevatin, gjënë që më intime s’ka. Ti mendon se ka shoqëri të pastër mes një vajze dhe një djali?

Meri: Të mbash shoqëri me dy gjini të kundërta besoj se është pak e vështirë

Saimiri: Këto duart gjithmonë të ftohta të rrinë? E ke nga sikleti? Apo duart e ftohta dhe zemra e ngrohtë?

Meri: Po. Kështu i kam gjithmonë të ftohta. Por zemrën e kam të ngrohtë. Do doje që vajza që do të kesh në krah në të ardhmen, të ketë një karrierë të sajën apo të jetë shtëpiake?

Saimiri: Nëse një njeri ka një lloj talenti unë jam nga ata që jam mbështetës dhe të bëj gjithçka që ajo të jetë mirë. Kur e ke menduar që të krijosh familjen tënde? Do ishe gati ti?

Meri: Të dashurohesh me dikë është diçka që ti kurrë nuk e bën me plan. Mund të vijë edhe kur ti nuk e pret. Për dashurinë po. Nëse ka dashuri, ka edhe familje.

Saimiri: Unë prandaj kam ardhur në këtë program, për të gjetur dashurinë dhe për të krijuar një familje.

Meri: Me mua mban distancë, ka diçka këtu që më bën të dyshoj ndonjëherë. Ndoshta nuk gjen kimi me mua?

Saimiri: Jo se mbaj distancë apo nuk ka kimi por e kam vënë re që je tip shumë i tërhequr dhe të dhashë atë kohën që ke nevojë. Nuk dua të të vë në siklet./tvklan.al