Një i ri shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari 25-vjeçar u vu në pranga gjatë një aksioni të forcave anti-drogë pas informacioneve të marra në rrugë operative, se shqiptari shpërndante lëndë narkotike në mënyrë të kamufluar.

Ai e fuste kanabisin në qese të zeza plehrash dhe i linte në vende të caktuara, ku më pas i merrnin anëtarë të tjerë të rrjetit. Sipas mediave greke, për të magazinuar kanabisi, shqiptari përdorte një ambient që ndodhej pranë Bashkisë së Athinës.

Nga hetimet ka rezultuar se pasi droga merrej nga anëtarët e tjerë të grupit, shitej më pas në sheshet qëndrore të kryeqytetit grek.

Gjatë aksionit shqiptarit ju sekuestruan 2.2 kg kanabis. Lënda narkotike ishte paketuar në mënyrë hermetike me një pajisje të posaçme, në mënyrë që të mos kishte erë dhe të mos zbulohej nga qentë.

25-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë i arrestuar edhe më parë për përfshirje në shitjen e drogës. Së bashku me të, u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tij. /tvklan.al