Fero është një nga reperët më të përfolur në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai tërheq vëmendjen e të gjithëve me deklaratat që shpesh herë bën në rrjetet sociale. Së fundmi Fero ka publikuar një foto të partneres Arbenita Ismajli me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan “Qikat e mia”, duke i treguar fansave se ai do bëhet së shpejti babai i një vajzë.

Në Instastory, reperi ka hedhur dhe një foto të tijën kur ka qenë shumë i vogël brenda një makine dhe duart mbi timon. Shihet qartë që ndër vite ai ka ndryshuar shumë, por buzëqeshja e tij mbetet gjithmonë e njëjta.

Mesa duket Fero qenka bërë nostalgjik për fëmijërinë e tij! /tvklan.al