Kryeministri i përkohshëm Rumun dhe kreu i Partisë Liberale Ludovic Orban do të izolohet në banesën e tij pasi një nga senatorët e partisë të cilin e kishte takuar, është konfirmuar me koronavirus.

Reuters shkruan se Orban pritej që ditën e sotme të kishte një takim me Presidentin rumun Klaus Iohannis, për të bërë një tjetër përpjekje për të formuar qeverinë.

Por tashmë Orban dhe kabineti i tij do të futen në vetëkarantinim për 14 ditë. /tvklan.al