3 asteroidë, përfshirë një 5-fish më të madh se Statuja e Lirisë iu afruan Tokës mbrëmjen e kësaj të hëne sipas NASA-s. Agjencia Hapësinore thotë se 3 asteroidët që fluturuan krah Tokës ishin me madhësi më i vogli 16 metra, deri në 76 metra në diametër.

NASA thotë se më i afërti nga të tre ishte rreth 1.7 herë më larg nga Toka sesa është Hëna.

Asteroidi i parë kaloi në orën 18:39. Ai ishte me një diametër prej 76 metrash. Asteroidi tjetër kaloi pranë Tokës në orën 19:39, ndërsa i treti në orën 20:59.

Sipas NASA-s, përgjatë ditëve në vijim pranë Tokës do të kalojnë edhe shumë asteroidë të tjerë./tvklan.al