E infektuar me Covid-19 prej një jave, Dafina Zeqiri më e lodhur se kurrë



E infektuar me Covid-19 prej një jave, Dafina Zeqiri më e lodhur se kurrë

16:56 29/03/2021

Ka 3 ditë që këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftur se është e infektuar me Covid-19, por ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ajo prej një jave po vuan nga ky infeksion.

Dafina ka publikuar një video nga makina e cila shihet me një maskë në fytyrë, pa make up dhe me sy tepër të lodhur, ku mesa duket Covidi e ka munduar goxha.

“U bë një javë. Një tjetër do të ikë. Koha për të bërë disa analiza”, ka shkruar Dafina.

Pak ditë më parë sërish përmes një postimi në rrjetet sociale ajo njofton se i ka humbur dhe nuhatja: Është zyrtare…nuk mund të nuhas asgjë! /tvklan.al







Të ngjashme