Një vajzë 21 vjeç e quajtur Nataly Galdino 21 vjeç nga Sao Vicente, Brazil ka përfunduar me buzë të ënjtura pasi një centipede e kafshoi në gojë ndërsa ajo flinte. Ajo përfundoi në spital dhe qëndroi e shtruar për dy ditë, shkruan Mirror.

“Isha duke fjetur dhe në mes të natës, ndjeva se diçka më shpoi buzën e sipërme dhe pashë që ishte ngjitur në batanije dhe kthetrat në gojën time. Ishte errësirë dhe bëra gjithçka për ta larguar. U përpoqa për pesë sekonda, me dhimbje të padurueshme dhe nuk po e hiqja dot. U ngrita nga shtrati, ndeza dritën, pashë gojën time të prerë dhe centipedën gjigante në kuvertë,” u shpreh ajo.

Edhe pse helmi i centipedes zakonisht mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, ai zakonisht nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por Natalie ishte e shqetësuar për shkak të vendndodhjes së pickimit rreth gojës së saj.

Duke qenë se vuante edhe nga gulçimi, ajo vendosi të merrte kujdes mjekësor pas kafshimit më 11 Tetor.

Ajo tha: Menjëherë filloi të më fryhej goja dhe vrapova në spital, aty më mjekuan me ilaçe për dhimbje dhe alergji. U ktheva në shtëpi dhe u deshën dy ditë për t’u shfryrë.

Ajo tha se eksperienca ishte e frikshe pasi ajo nuk dinte shumë për centipedat, nëse ishte helmues apo nëse ajo do të vdiste.

Tani e rikuperuar plotësisht, Natalie e ndau historinë me ndjekësit e saj në Instagram dhe i paralajmëroi ata se krijesave i pëlqen lagështia, kështu që është e rëndësishme të kujdeseni për to rreth shtëpisë tuaj. /tvklan.al