Vrasëset, rrëmbyeset, personat që merren apo janë konsumatorë të drogës, mashtrueset apo zjarrvënëset… grupi i përbuzur i shoqërisë, por pacientët e doktoreshës Amanda Brown, e cila duhet të kujdeset përditë.

Ajo prej vitesh është pjesë e strukturës së burgut më të madh të grave në Europë, atë në Middlesex, ndërsa tregon se tashmë është mësuar që të trajtojë të burgosurat që kanë kryer krime të tmerrshme.

Amanda Brown

Në këtë burg ka më shumë se 500 të burgosura për krime nga më të rëndat. Amanda thotë se pavarësisht çka ndodhur, ajo tenton që t’i përmirësojë dhe t’i inkurajojë për një jetë më të mirë.

Nuk kursehet as kur thotë se disa prej tyre e kanë bërë të ndihet shumë keq për shkak të llojit të paperceptueshëm të krimit, por cilëson së mes tyre ka dhe njerëz vërtetë të mirë.

 “Detyra ime nuk është t’i gjykoj, sepse dikush tjetër e bën këtë. Unë jam atje për t’u kujdesur për ta”.

Zakonisht, Amanda preferon të mos i dijë detajet e plota të krimeve të kryera nga pacientët e saj, kryesisht krimet që kanë të bëjnë me fëmijë. /tvklan.al