Me Gilbert Fevziun nuk është e lehtë të flasësh seriozisht. Këtë e provoi këtë të shtunë ambientalisti Sazan Guri, i cili ishte i ftuar në spektaklin e humorit Klanifornia.

Sazan Guri: E ke brenda, e ke brenda…

Gilbert Fevziu: E kam brenda? Brenda e ke vete ti, më thua mua e ke brenda ti. Ç’i ke këto muhabete… Je profesor, inxhinier, avokat, më thua mua e ke brenda.

Sazan Guri: Po pse çfarë fjale ka tjetër shqip për të thënë e ke brenda? Ka ndonjë fjalë tjetër?

Gilbert Fevziu: E ke në brendësi të kafkës, mos më thuaj mua ashtu.

Sazan Guri: E ke në brendësi… Po mirë këtu ke të drejtë.

Gilbert Fevziu: Ta nxora ciklopin këtu, të-të-të…

Sazan Guri: Ciklop ti, edhe unë kam ciklop.

Gilbert Fevziu: Po rri tani nuk do të masim ciklopin…

Sazan Guri: Të lutem shumë, erdha në këtë emision për të thënë që të paktën këtyre budallenjve, të trashëve, të rriturve, bëja sa të duash ti, 40 maska o kryeministër, se nuk dua ta them atë, sepse e kam thënë njëherë, nuk thuhet dy herë, të hëngsha…

Gilbert Fevziu: Ça i thua kryeministrit ashtu më?

Sazan Guri: Po vetëm fëmijëve dhe grave mos ia vër pistoletën këtu sepse ata janë vazhdimësia e jetës, janë vetë jeta./tvklan.al