Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nisi me një urim të veçantë. Ndërmjetësja Eni Çobani mori disa sekonda për të bërë një urim të veçantë për djalin që “është rritur në sytë e saj”. Joni, djali i moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas feston ditëlindjen.

Eni Çobani: Sot është 18 maj dhe besoj ndonjëri edhe e ka harruar, por unë jo.

Ardit Gjebrea: Kur thua “ndonjëri”, e ke fjalën për mua?

Eni Çobani: Më lejo të uroj atë që e dua pafund sepse e kam gjetur shumë të vogël dhe më duket sikur është rritur në sytë e mi, Joni! Joni Gjebrea sot ka ditëlindjen!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Eni Çobani: Joni i dashur, ti je larg, por unë e ndiej veten sikur jam me ty, të dua shumë! Gëzuar  ditëlindjen! Gëzuar zemër!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Eni Çobani: Gëzuar Ardit! Ju patjetër që e keni uruar që në të gdhirë, s’diskutohet, Anila me pikën e saj të dobët, pa diskutim.

Ardit Gjebrea: Edhe unë gjithashtu!/tvklan.al