Gjatë pjesës së dytë të “Shihemi në Gjyq”, Lumturia merr fjalën për të shpjeguar disa detaje për marrëdhënien e saj me Nazmiun, vëllai që ndodhet përballë saj në “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ajo përfshin edhe marrëdhënien që kanë me vëllain tjetër, Kujtimin, i cili i ka marrë shtëpinë Nazmiut. E indinjuar, Lumturia thekson se ajo dhe Nazmiu nuk flasin prej kohësh ndonëse dikur kanë pasur raporte të afërta.

Lumturi: Kujtim Veseli dhe Tatjana Veseli, këto verifikohen në degën e Durrësit, siç kanë bërë dy vila këta që ia bëri ai qyqi, i bëri njerku të dy me vila dhe i ka pa legalizuar nga ky.  Më thotë mua ky “le të vazhdojë shtëpia, do ta marrë Kujtimi atë shtëpi. Unë do marr shtëpinë që po bën ai për vete se shtëpia e këtij është më e mirë”, se ai e bëri si për vete. E bëri me shtëpi ky matufi se ky është budalla. Ky ka tre kartela për i çmendur, një kartelë se është rritur keq, një kartelë që i vdiq djali dy, një që i mori shtëpinë ai tre, ky është bërë budalla, është për në psikiatri, ta them unë. Ky s’ka ç’i do shtëpitë, t’ia lërë kalamajve se ky është i çmendur. Mua më ka pasur motër personale dhe unë s’flas me të me gojë më. 

Nazmi: Shko merrja vëllait pra se i ka vëllai jot.

Lumturi: Unë e kam pasur vëlla personal këtë./tvklan.al