“Disa gjëra ndodhin pas kamerave”, Bajroni hedh dyshime se ai mund të ketë puthur Danielën

Bajroni ka hedhur dyshime se mes tij dhe Danielës është shkëmbyer një puthje. Teksa ka komentuar takimin që fronistja ka pasur me Vilianin, ai tha se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe kur ishte takuar me të.

Në “Love Story Talk”, fronistja, Viliani dhe Bajroni kanë replikuar me njëri-tjetrin, por sërish në fund nuk u kuptua qartë nëse ka pasur një puthje me Danielës dhe konkurrentit.

Bajroni: Çfarë ka ndodhur me mua, ka ndodhur dhe me Vilianin në këtë takim. Asgjë ndryshe, motra me vëllain po bënbin bredhin asgjë tjetër. Për sa i përket puthjes, puthjet ndodhin dhe mbrapa kamerave. Mund të kem qenë dhe unë një prej atyre rasteve.

Eni Shehu: Një motër dhe një vëlla dhe një puthje pa kuptim, Daniela.

Daniela: Në një lidhje, domethënë në një njohje mund të jemi dhe motër e vëlla, shok dhe shoqe, të dashur, mund të bëhemi dhe burrë e grua në të ardhmen. Është mendimi yt se si e përcaktove. Faleminderit shumë.

Eni Shehu: Vilian, komenti për Bajronin?

Viliani: Unë nuk e kuptova kur tha, e njëjta gjë që ka ndodhur mes meje dhe Danielës ka ndodhur dhe me Bajronin.

Bajroni: Po, se në takimin tënd janë transmetuar disa pjesë, ndërsa në takimin tim ndoshta janë prerë disa pjesë.

Viliani: E ke puthur edhe ti?

Daniela:  Bajroni, është nga këta djem që ka frikë para kamerave dhe i bën gjërat të rrëmbyera. Një puthje e rrëmbyer për mua nuk është asgjë.

Eni Shehu: Me sa po kuptoj ka pasur një puthje që nuk e dinim?

Viliani: Unë nuk i kuptoj këta që puthen pas kamerave. Nuk kanë guxim, kanë turp?

Bajroni: Po pse tregohet zotësia vetëm para kamerave?

Viliani: Po normal.  Për kamerat keni ardhur.

Daniela: Dëgjoni, dëgjoni, nuk ka nevojë për sherr. Gjithsecili ka pjesën e tij dhe të flasë për veten.

“Nuk më duket normale të puthesh me 4-5 djem”

Këngëtarja Albërie Hajdërgjonaj ka qenë edhe sot në rolin e opinionistes në “Love Story Talk”. Hadërgjonaj tha se ajo nuk e shikon si një gjë normale që një vajzë të puthet me 4-5 djem, në takimet që bën me ta.

Albërie Hardërgjonaj: Puthja në një farë forme është një gjë që ty të jep dhe të bën të kuptosh që është diçka më shumë, se sa thjesht një takim apo një njohje. Unë besoj se vajat në këtë rast, duhet të jenë shumë të sigurta në atë çfarë kërkojnë dhe në atë çfarë vendosin të bëjnë këtë program. Nuk më duket shumë normale që të puthësh 4-5 çuna. Unë jam shumë e përparuar, në mendime, në ide. Ka shumë forma për ta treguar dashurinë dhe interesin.

Eni Shehu: Na thuaj një rast konkret, cila do të ishte një mënyrë, për të joshur vajzat-djemtë, apo djemtë-vajzat?

Albërie Hadërgjonaj: Nëse t’i mund ta takosh një burrë në bar, në rrugë, në një ambient pune apo darkë. Ti aty e kupton që ke kimi me atë person, gjuha e trupit, e syve flet më shumë. Por kjo është pak e vështirë për t’u pranuar nëpërmjet ekranit. Ai pasioni, ne nuk e shohim. Këta të rinjtë detyrohen që ta tregojnë pëlqimin edhe më fjalë, me prekje, me puthje. Pastaj ajo penalizon pak vajzat. Ju duhet të tregoni vlerat tuaja si vajza, kemi një familje dhe një shoqëri shumë paragjykuese. Kur shoh gra që komentojnë, me vjen për të vjell.

“Kemi fjetur bashkë”, Dea i kthehet ashpër Kristit: Është e tepërt, nuk kemi bërë seks

Deklaratat e Kristit se mes tij dhe Deas mund të këtë ndodhur diçka pas fikjes së kamerave, ka acaruar këtë fundit. Dea ka thënë sot në “Love Story Talk” se mes saj dhe Kristit nuk ka pasur marrëdhënie seksuale dhe tha se të gjithë duhet të jenë të qartë.

Ajo kërkoi nga Kristi që të mos përmendte më emrin e saj në lidhje me këtë gjë.  

Dea: Më duhet vetëm që… Besoj se duhet të jetë e qartë, për mua, për vajzat, për djemtë, për të gjithë. Nuk e di, Kristi e di që ti doje të jepje një shembull që nëse vete me një vajzë mbaroj aty. Nuk është shumë e nevojshme që të aludosh apo të përdorësh emrin tim. Mund të ngjallin edhe diskutime apo aludime dhe njerëz mund të thonë: Ah po, Dea dhe Kristi kanë bërë seks së bashku. Dua që të qartësohet për mua dhe për publikun, që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Kristi: Unë mora shembullin.

Dea: E kuptoj. Unë jam shumë e qartë. Por dua të jenë të qartë, djemtë, vajzat, juria dhe publiku. Nuk dua ta përmendësh më, jo po ‘one night stand’, jo po shkova në shtrat. Është e tepërt. Stop./tvklan.al