Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit motër dhe vëlla. Silva dhe Mondi kane një konflikt prej disa vitesh me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi.

Silva mes lotësh tregon se e kishte shumë të vështirë që të sillte vëllain në seancën e ndërmjetësimit, por nuk kishte zgjidhje tjetër sepse nuk mund të zgjidhin dot konfliktin midis tyre.

Silva: Më ka sjellë një siklet shumë i madh këtu. (qan) Shumë e vështirë të flasësh kundra vëllait, por situata të sjell në shumë mënyra.

Mondi: Ta kishe të vështirë, nuk më sillje këtu mua.

Silva: Më duro të flas të lutem deri në fund. Unë të duroj në shtëpi, të paktën më duro ti këtu, e bëra veprimin erdha deri këtu, të paktën ti në shtëpi nuk më dëgjon, më dëgjo këtu, të më dëgjojnë dhe gjithë njerëzit që më njohin. Shumë e vështirë është, por s’kam çfarë bëj ndryshe. Zonja Eni, pikësëpari e kam shumë të rëndë që kam sjellë vëllain këu, por situata ka ardhur deri aty sa nuk po merremi vesh motër me vëlla.

Eni Çobani: Patjetër nuk diskutohet, por ke qenë e detyruar në një farë mënyre që të jeni këtu sot.

Silva: Ne jemi 4 fëmijë dhe nëna me babin i thonë 6. Motra është martuar shumë e vogël dhe në shtëpi kemi jetuar vëllai, unë dhe vëllai tjetër që kam në Amerikë prej 20 vitesh. Kur kanë lindur disfatat shumë të mëdha që problematika ka ardhur deri këtu, kanë lindur situata shkallë mbas shkalle, ndoshta prej prindërve tanë që ne jemi në këtë situatë, që është shumë e vështirë ta thuash, por jemi të detyruar ta themi. Unë kam një problem shumë serioz me tim vëlla. Unë jam 51 vjeç dhe nuk jam shkëputur kurrë nga familja ime.

Eni Çobani: Pra s’keni krijuar familjen tuaj asnjëherë?

Silva: Absolutisht jo! Unë s’jam shkëputur 51 vjet nga prindërit e mi, nga vëllezërit, nga motra, nga nipërit dhe mbesat, që shumica e treçerekut të Tiranës më njeh shumë mirë, se ashtu më kanë lidhur situatat.

Mondi: Po hap familjen tënde, s’je shkëputur, shko në shtëpinë tënde.

Silva: Ore Mondi të lutem më duro deri në fund, pastaj bëj çfarë të duash dhe fol si të duash ti.

Eni Çobani: Nuk është e lehtë ti drejtohesh motrës në këtë formë, sepse kush nuk do të krijojë një familje, por dhe ajo ka patur arsyet e veta.

Silva: Jeta është shumë e vështirë, por ty nuk të ka lindur ty prej motrës sikleti, ty të ka lindur nga njerëz të tjerë sikleti në familje brenda. Ka lindur shkallëzimi duke ardhur nga një problem familjar i një shtëpie. Vëllai që flet me këto kompetenca, flet sot se vëllai gati 20 vjet nuk ka qenë prezent për vuajtjet që unë kam hequr brenda familjes. Ka qenë jashtë familjes për problemet e veta.

Mondi: Po ç’të duhen ty problemet e mia, unë nuk kam ardhur këtu për problemet e mia familjare./tvklan.al