Salvatore në kategorinë e Young Zerkës është një prej 3 finalistëve të edicionit të 6-të të “X Factor Albania”. Krah tij qëndrojnë Leandra dhe Rigersa, 2 artiste me mentore Arilena Arën.

Kuptohet që finalja e së premtes që do të jepet live në Televizionin Klan do të sjellë shumë surpriza dhe emocione. Por, nga ana tjetër dhe shumë dilema. Në një garë kaq të fortë, mes 3 artistëve qëllimi i të cilëve është i njëjtë, fitorja, kush do e marrë çmimin e madh?!

Por, duket se “vocal coach-ët” e tyre nuk janë kaq në dilemë për fituesin. Në studion e “Rudina” Erinda Agolli e thotë me bindje se çmimin e parë do e marrë Salvatore Mendimit të saj i bashkohet dhe Kamela Islamaj.

Rudina Magjistari: Kush mendoni se do të fitojë?

Erinda Agolli: E kam spikatur që në fillimet e veta dhe do e them me shumë sinqeritet të plotë emrin, Salvatore.

Rudina Magjistari: Pra mendon se do të jetë Salvatore fitues.

Erinda Agolli: Po, në fakt ai është 33 vjeç dhe ka një pjekuri artistike ndryshe nga gjithë pjesa tjetër. Vjen me një siguri dhe një formim që e dallon, ka dhe një vokal të jashtëzakonshëm. Ndjeshmëria artistike, ai është një natyrë e ndjeshme dhe këtë e reflekton bukur në skenë. Kështu që komponentë që atë e lidhin bukur për ta parë edhe si një finalist dhe një fitues./tvklan.al