Janë dy veta në familje, por duan të bëhen tre. Kjo është dëshira dhe plani i këngëtarit të njohur korçar, Devis Xherahut, të cilën e shprehu këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Artisti ndodhet prej kohësh tashmë, në një marrëdhënie me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdanin, e duket se dashuria e tyre mund të kurorëzohet këtë vit edhe me një fëmijë.


Devis Xherahu: Siç na ke lënë. Kemi një plan të bukur për këtë vit. Të shikojmë tani, Zoti.

Rudina Magjistari: Çfarë plani?

Devis Xherahu: Epo të bëhemi tre. Të bëhemi tre pra, të bëhemi tre.

Rudina Magjistari: Okej, pra këtë vit e keni vendosur?

Devis Xherahu: Kemi një ide të tillë.

Rudina Magjistari: Super, më vjen shumë mirë.

Devis Xherahu: Kisha disa oferta në Suedi në fakt, për disa koncerte.


Gjithashtu, ai thotë se ky vit do të jetë i mbushur me projekte dhe koncerte, por do përpiqet që të marrë edhe ditë pushim për t’i kaluar me bashkëshorten e tij.

Devis Xherahu: I kombinoj, por kur jam me Ertemionën s’i kombinoj dot. Domethënë, dua të them stop një javë ose dhjetë ditë, të marrë pushime 10 ditë dhe të shkoj. Unë, edhe punë edhe kombinim, Ertemiona duke më pritur, nuk më pëlqen, kështu që dua t’i kushtoj kohën  e saj të pushimeve, siç ia kushtova këto pushime dimri.

Rudina Magjistari: Unë uroj që ne këtë vit ta marrim këtë lajm.

Devis Xherahu: Këtu do ta ndjekim, këtu do ta ndjekim.

Rudina Magjistari: Ta ndajmë edhe me teleshikuesit.

Devis Xherahu: Këtu, do Zoti i madh.

Rudina Magjistari: Uroj të bëhet dëshira juaj sa më shpejt realitet, kështu që ju uroj mbarësi dhe patshi një vit të mbarë. /tvklan.al