Një grua ka treguar historinë e saj që u braktis nga bashkëshorti, pasi ky i fundit pati një lidhje të fshehtë me dadon e fëmijës dhe më pas u martuan. Sammie Marshall 36 vjeç mendonte se kishte gjetur shpirtin e saj binjak Andy Telford kur u njohën për herë të parë 12 vjet më parë. Gruaja ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Ata u martuan në vitin 2010 dhe jetuan të gjithë së bashku në Uells. Ishte viti 2014 kur 36-vjeçarja zbuloi se bashkëshorti kishte një lidhje jashtëmartesore me dadon e fëmijës së saj. Ajo e pa atë duke u puthur me vajzën 16-vjeçare. Andy Telford i kërkoi gruas divorcin pasi kishte vendosur që të jetonte me vajzën 28 vjet më të vogël se ai. Në vitin 2016, 48-vjeçari u martua me dadon pasi ajo mbushi 18 vjeç.

Sammie e zbuloi tradhëtinë e burrit të saj nga mesazhet në Facebook që ai kishte shkëmbyer me dadon e fëmijës.

“Një ditë Andi kishte lënë Facebook-un hapur dhe pashë disa mesazhe mes tij dhe Beth (dado). U ndjeva e tradhëtuar dhe e poshtëruar. Ne kishim një jetë së bashku, ishim martuar dhe po rrisnim fëmijët e mi. Nuk munda ta besoja që ai hodhi poshtë të gjithë atë që ne kishim. Ajo ishte shumë e re, njësoj sikur të ishte vajza e tij. Mbi të gjitha isha e zemëruar që e kisha lejuar atë në jetën time dhe të fëmijëve të mi”,

thotë 36-vjeçarja.

Kurse dadoja, duke folur për këtë histori, shprehet se nuk mund t’i kontrollonte ndjenjat që kishte për Andy, edhe pse ky i fundit është 28 vjet më i madh se ajo.

“Ai ishte miku i mamasë sime dhe sa dyfishi i moshës sime. Isha e shqetësuar çfarë do të mendonin njerëzit. Por nuk mund t’i kontrolloja ndjenjat që kisha për atë. Më pëlqen të jem me dikë që është i maturuar sepse më trajton si princeshë. Është shumë i dashur dhe i kujdesshëm”,

tregon Beth. Çifti i ri tani ka dy fëmijë.

/tvklan.al