Dean Huijsen ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha në Premier League për këtë sezon. Mbrojtësi ka shkëlqyer me fanellën e Bournemouth, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen klube të mëdha.

Real Madrid e ndjek prej kohësh 20-vjeçarin, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë edhe Liverpool, Arsenal, Newcastle dhe Chelsea.

Pikërisht këta të fundit për momentin janë favoritë për shërbimet e holandezit. Huijsen ka një klauzolë largimi prej 58 milionë Eurosh dhe Chelsea duket gati për ta paguar.

Blutë e Londrës njihen për shpenzime të mëdha në merkato dhe duket se nuk do të kursehen as këtë herë.

Chelsea ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit dhe gjithçka duket në rrugën e duhur, pasi i kanë ofruar një kontratë 7-vjeçare. /tvklan.al