Cesc Fabregas do të qëndrojë te Como. Pavarësisht interesimeve të shumta, nga klube të mëdha, tekniku spanjoll do të vazhdojë në stolin e skuadrës italiane.
Ditët e fundit u përfol për interesime nga Roma dhe Bayer Leverkusen, klube të cilat janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Fabregas i ka bërë të ditur drejtuesve të Como-s se nuk dëshiron të largohet dhe do të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon.
Trajneri ka kontratë deri në vitin 2028 dhe i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e skuadrës së tij këtë sezon. Como numëron 6 fitore radhazi në këtë fund të Serisë A dhe renditet në vendin e 10-të.
Fabregas pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në merkaton e verës, ku pritet të ketë afrime të mëdha.
/tvklan.al