Katër persona, mes të cilëve edhe një i mitur, janë vënë në pranga si pasojë e një operacioni policor të koduar “Kimisti”. Ervin Shametaj, 30 vjeç, Gerhard Duro, 37vjeç, Skënder Ismaili, 44vjeç dhe J. V., 17vjeç ranë në pranga për kultivim të kanabisit në bashkëpunim.  Ata kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi Shametaj me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al