Një 69-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur magazinën për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave duke vjedhur energjinë.

Sipas një njoftimi të policisë thuhet se 69-vjeçari Robert Naslazi u arrestua pasi ishte pronari i magazinës. Ndërkohë i shpalluri në kërkim është një 35-vjeçar i cili kur ka konstatuar se në afërsi të magazinës po shkonte policia i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj që të digjte provat dhe është larguar nga vendngjarja duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Nga këto struktura u procedua penalisht edhe R. R., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al