E kishte planifikuar me kohë krimin, burri kërkonte vargjet e Kuranit që t’i falnin vrasjen


E kishte planifikuar me kohë krimin, burri kërkonte vargjet e Kuranit që t’i falnin vrasjen

13:34 13/09/2021

Krimet ndaj grave janë rritur aq shumë në numër, saqë as mandatet mbrojtëse duket se nuk mund të kryejnë funksionet e tyre. Në Turqi së fundmi ka pasur një rast të rëndë për vrasjen e një gruaje, Neslihan Yilmaz, detaje e reja të së cilës janë publikuar tani.  

Bashkëshorti Anil Kahraman që rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe më pas është burgosur përjetë. Kahraman i tha gjykatës se si e mori ish-gruan e tij Neslihan Yilmaz, 36 vjeç, nga shtëpia e vëllait të saj në një pyll ditën e vrasjes.

Ai më pas pretendon se mes tyre shpërtheu një debat për kujdestarinë e dy fëmijëve, të moshës 8 dhe 9 vjeç, dhe kjo ishte arsyeja e vrasjes. Sipas deklaratës së dhënë, ai nuk kishte në plan ta vriste, por bazuar në kërkimet e tij  në Google, gjykata zbuloi se krimi ishte i paramenduar dhe kishte qenë në planifikim ndoshta për vite me rradhë.

Kahraman pranoi: “Ia preva fytin me thikë. Ajo u ul në gjunjë. Ajo ishte duke vdekur. Nuk doja ta lëndoja. Unë u përpoqa ta vrisja shpejt”. Ai shtoi se pas vrasjes, shkoi dhe hëngri drekë para se të shkonte në shtëpinë e vëllait të ish-gruas së tij për të thirrur policinë.

Hetimi gjithashtu zbuloi se pak para kryerjes së krimit, Kahraman kishte kaluar kohë duke kërkuar vargje të Kuranit në lidhje me vrasjen dhe faljen e Allahut ndaj atyre që kanë kryer vrasje. Kahraman ende pretendon se nuk është fajtor për vrasje me paramendim dhe tha se akuzat se ai kaloi vite duke planifikuar të vriste ish-gruan e tij janë “shumë të dhimbshme”.

Avokati i tij kërkoi uljen e dënimit, por gjykata e hodhi poshtë apelin./tvklan.al








Të ngjashme