E kishte studente, Genc Fuga tregon si u dashurua me Enin: Në atë kohë rrinte me tuta…



E kishte studente, Genc Fuga tregon si u dashurua me Enin: Në atë kohë rrinte me tuta…

14:32 05/02/2021

Aktori dhe pedagogu i njohur Genc Fuga ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer më shumë për jetën e tij private dhe profesionale. Duke u ndalur tek marrëdhënia me Enin, ai ka treguar kur kanë nisur shkëndijat e para të lidhjes. Siç dihet Genci e ka pasur Enin studente, por ai ruan një etikë të fortë dhe në atë kohë e ka parë vetëm në fokusin e një studenteje dhe jo të një femre. Shumë më vonë ata janë ritakuar në sheshxhirim dhe nga aty nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Mirela Milori: Pse Eni?

Genc Fuga: Sepse vazhdon të më plotësojë atë energji që më nevojitet për të ecur përpara, sepse në shumë raste më tërheq poshtë dhe më ul me këmbë në tokë dhe për këtë e falenderoj sepse vetë si një person mund t’i ngjaj një tullumbace me helium që tenton të ikë lart në realitetin e tij. Sepse gjeta të njëjtin koncept për familjen, prindërimin dhe pse jo respektimin dhe dashurinë.

Mirela Milori: Si jeni njohur?

Genc Fuga: Eni nuk ka qenë në fokusin tim si femër për aq kohë sa ishte studente, mund të quhet sëmundje profesionale, por e tillë është. Nuk më pëlqen të më thërrasin o profesor, më pëlqen të më thërrasin Genci. Kështu që lidhja me Enin erdhi më vonë, shumë më vonë. Si është ai slogani “në kantiere pune moj motër, aty u njohëm”, por puna ishte nëpër filma. Ka qenë një miku jonë i përbashkët Nerital Liçaj që pasi kisha ndërmarrë hapat e para të divorcit ishim në sheshxhirim dhe më thotë ore ka qenë studentja jote kjo më duket, e morë i thashë po në atë kohë rrinte me tuta kjo se pashë mirë. E para ishte që ta shikoja ndryshe dhe pastaj ta hiqja atë dogmën e pedagogut tek sytë e Enit të materializoheshe ajo tek Genci. /tvklan.al







Të ngjashme